Home / Moda / Java e modës në Nju Jork, koleksionet e Kors e Marchesa

Java e modës në Nju Jork, koleksionet e Kors e Marchesa

Forca dhe sensualiteti ishin kryefjalë e koleksionit vjeshtë 2017 e Michael Kors, i shfaqur në javën e modës në Nju Jork.

Për stilistin amerikan, moda është e lidhur ngushtë me ngjarjet që po ndodhin në botë, ashtu si në kulturën “pop”. Kështu, ai u përpoq të krijonte një linjë veshjesh që përmbush nevojën e njerëzve që duan të ndihen të fuqishëm, por njëkohësisht flirtues.

“Menduam të përcillnim sensualitet përmes qepjeve të bukura. Në mendojmë se klientët tanë janë gjithë kohës në lëvizje dhe deshëm të përcillnim pikërisht këtë gjë”.

Fundet e lëkurës bëheshin më lozonjare me thekë, volumi krijohet me gëzofe ndërsa të çarat i jepnin veshjeve element te forte seksual. Në pasarelë parakaluan plotë 65 modele, çka sipas dizenjatorit me bazë në Nju Jork përputhet me misionin e tij për të veshur këdo.

Ndërkaq, shtëpia e modës “Marchesa” prezantoi një koleksion të dominuar nga fustanet femërore me lule e pupla, të frymëzuara nga tradita kineze.

Firma që njihet për veshjet super luksoze, është shumë e preferuar nga VIP-at që zgjidhin krijimet e saj për parakalimet në tapetin e kuq.

Leave a Reply

%d bloggers like this: