Home / Kronika / Vjedhja në BSH, prokurori Fusha: Hetimet drejt fundit, po kërkohet destinacioni i parave

Vjedhja në BSH, prokurori Fusha: Hetimet drejt fundit, po kërkohet destinacioni i parave

prokuroria-e-tiranes_2-320x213Hetimi i për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë po vijon me intensitet dhe shumë shpejt të gjithë ata që kanë përgjegjësi për këtë skandal do te vendosen para ligjit. Kështu ka deklaruar ditën e sotme për mediat kreu i prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, sipas të cilit në këto momente prokuroria po heton për destinacionin e parave të vjedhura nga Banka e Shqipërisë.

Fusha siguroi se hetimeve do t’u shkohet deri në fund dhe se do të thirren në prokurori të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen, duke shmangur këtu emrin e guvernatorit Ardian Fullani pavarësisht interesit të medias nëse edhe ai do të dëshmojë në prokurori ashtu si pjesa tjetër e këshillit mbikëqyrës të bankës.

 Vjedhja e BSH, dëshmojnë në prokurori 2 anëtaret e Këshillit Mbikëqyrës

Ermelinda Meksi dhe Eva Golemi 2 anëtaret e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dëshmojë sot në prokurori lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 mln lekëve nga departamenti i emisionit në Thesarin e Shtetit, në cilësinë  e personave që kanë dijeni.

Ndërkohë që 4 anëtarët e tjerë të këtij këshilli do të dëshmojë ditën e hënë.

17 persona u vunë në pranga pas denoncimit nga vetë banka të vjedhjes së një shume prej 713 mln lekë për një periudhë prej 4 vjetësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.