Home / Europa / UNICEF – Një në 10 vajza është viktimë e dhunës seksuale në botë

UNICEF – Një në 10 vajza është viktimë e dhunës seksuale në botë

ee395-472x350Rreth 120 milionë vajza nën 20 vjeç, ose një në 10 në botë, kanë pësuar një dhunë seksuale, ndërkohë që një viktimë vrasjeje në pesë ishte një fëmijë në vitin 2012, kritikon UNICEFI në një raport.

I titulluar “Fshehur nën sytë tanë”, ky raort paraqet një tabllo të errët të dhunës së pësuar nga fëmijët në 190 vende duke u mbështetur në mbledhjen më të rëndësishme të të dhënave të kryer ndonjëherë mbi këtë çështje, sipas UNICEF-it.

Nëse 120 milionë vajza të reja janë viktima të dhunës seksuale në botë, më të ekspozuara ndaj kësaj dhune ndodhen në Afrikën subsahariane.

Mes adoleshenteve të martuara të moshës 15 deri në 19 vjeç, një në tre është viktimë e dhunës emocionale, psikologjike ose seksuale të kryer nga burri i saj ose pratneri. Këto lloj veprimesh të dhunshme janë më të përhapura në Republikën demokratike të Kongos, dhe në Guinenë ekuatoriale se sa në pjesën tjetër të botës.

“Por këto të dhëna përfaqësojn vetëm një vlerësim minimal të problemit, pasi ato bazohen vetëm tek personat që kanë pranuar të shprehen”, thekson UNICEF-i.

Leave a Reply

%d bloggers like this: