Home / Kronika / Rritja pagave, Tahiri: Kthyem dinjitetin për 11 mijë punonjës policie

Rritja pagave, Tahiri: Kthyem dinjitetin për 11 mijë punonjës policie

Prej 1 marsit edhe për punonjësit e policisë është rritur paga, nga 10% në 50%. Janë policët në terren, që përballë çdo ditë me qytetarët, me krimin rroga e të cilëve do të ketë rritjen më të lartë.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se vlerësohen vështirësitë e mi të gjitha u jepet dinjitet punonjësve të policisë.

“Këtë vit që nga një marsi ka filluar rritja e pagave për të gjithë punonjësit e policisë, për të 11 mijë punonjësit e policisë si kurrë më parë. Ju kujtoj se rritja e fundit e pagave para se ne të merrnim detyrën ishte në vitin 2003. Nga ky vit, nga 1 mars qeveria vendos dhe fillon implementimin e sistemit të ri të pagave. Për punonjësit e rolit bazë, ata që janë në terren, e kanë detyrën më të vështirë, që përballen me krimin, rritja e pagës në total shkon deri në 50%. Është rritja më e madhe e pagave që ka ndodhur ndonjëherë në policinë e shtetit. Është vlerësimi ynë më i madh për ata që punojnë ndershmërisht. Kjo është mirënjohja jonë më e madhe për ta bërë Shqipërinë më të drejtë e më të sigurtë”, tha ministri Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.