Home / Keshilla / 8 shenja që paralajmërojnë se mëlçia është mbushur me toksina

8 shenja që paralajmërojnë se mëlçia është mbushur me toksina

Para se të jetë shumë vonë, dhe para se të zhvilloni një sëmundje të rëndë në mëlçi, nuk duhet t’i injoroni shenjat që paralajmërojnë se janë akumuluar toksina në mëlçi.

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trup. Është organi i dytë më i madh në trup, pas lëkurës, dhe përgjegjëse për shumë funksione që kryen trupi. Mëlçia filtron gjakun dhe heq nga trupi toksinat dhe qelizat që nuk i nevojiten më.

Ajo është përgjegjëse për sintetizimin e karbohidrateve dhe lipoideve. Ruan gjithashtu vitaminat A, D, E dhe K, që janë bazike për shëndetin fizik dhe mendor. Por, edhe pse është një organ sekretues, shumë substanca toksike mund të pengojnë funksionimin e saj si duhet, dhe mund të ndikojnë në shëndet.

Prandaj është e rëndësishme të dihen simptomat që tregojnë se mëlçia ka akumuluar këto produkte të dëmshme. Hidhuni një shikim 8 simptomave:

Ndryshime në ngjyrën e urinës (merr ngjyrë pak më të errët se zakonisht).
Dhimbje të vazhdueshme dhe inflamacion në stomak.
Lëkurë të ndjeshme, acarim, kruajtje, thatësi etj, që mund të shkaktohen nga sistemi i intoksikuar i mëlçisë.
Diarre
Lodhje e vazhdueshme dhe pa asnjë shkak, letargji, dobësi etj.
Mungesë oreksi.
Grumbullim të lëngjeve në trup, zakonisht në këmbë dhe duar.
Zverdhje të lëkurës, që shkaktohet kur një pigment në bile, i quajtur bilirubinë, akumulohet në mëlçi. Bila (lëngu i tëmthit) prodhohet në mëlçi, pastaj depozitohet në fshikëzën e tëmthit derisa trupit t’i nevojitet për tretjen e yndyrave.

Kur mëlçia ka vështirësi në filtrimin e toksinave nga gjaku, bilirubina akumulohet në rrugët e gjakut, duke shkaktuar ndryshim të ngjyrës së lëkurës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: