Home / Europa / Pas Brexit, Skocia kërkon një referendum të dytë për pavarësinë

Pas Brexit, Skocia kërkon një referendum të dytë për pavarësinë

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon ka njoftuar se Skocia do të mbajë një referendum të dytë për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Sturgeon e bëri njoftimin në një fjalim të hënën në mëngjes në Bute House, pasi deputetët në Westminster u përgatitën t’i jepnin Theresa May-t fuqinë për të zbatuar Nenin 50 dhe të nisnin negociatat për Brexit.

Ajo tha se qeveria britanike “nuk kishte lëvizur edhe një centimetër për të ndjekur kompromisin dhe marrëveshjen” me qeverinë skoceze mbi Brexit dhe se një marrëveshje e mirë do të ishte “dukshëm më inferiore” ndaj status quo-së.

“Nëse Skocia mund të injorohet në një çështje aq të rëndësishme të BE-së dhe të tregut të vetëm, atëherë është e qartë se zëri ynë mund të injorohet në çdo kohë dhe në çdo çështje,” tha ajo.

Kryeministrja ka thënë se votimi duhej të mbahet në mes të vjeshtës të vitit 2018 dhe pranverës së 2019-ës para se të ishte “shumë vonë”, por pasi “kushtet e Brexit të njiheshin”.

Sturgeon tha se ajo do të kërkonte nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të autorizonte referendumin e dytë.

“Mundësia e ndryshimit nuk është më e vlefshme. Por ne do t’i japim popullit skocez mundësinë të zgjedhë për ndryshimin që ne duam të kryejmë”, shtoi ajo.

62% e skocezëve votuan të qëndrojnë në Bashkimin Evropian, ndërsa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar votoi për dalje. Theresa May ka konfirmuar gjithashtu se do ta nxjerrë Britaninë jashtë tregut të përbashkët, një nga “vijat e kuqe” të vendosura më parë nga Sturgeon për një tjetër votë.

Referendumi i parë për pavarësinë e Skocisë u mbajt në shtator të vitit 2014 dhe u fitua nga “Ana e Bashkuar” 55 % me 45%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.