Home / Keshilla / Ja se si ta hiqni mykun në mënyrë natyrale nga muret e shtëpisë tuaj

Ja se si ta hiqni mykun në mënyrë natyrale nga muret e shtëpisë tuaj

mykMyku është një problem shumë i zakonshëm në ambientet e shtëpive dhe i vështirë për t’u hequr nga to. Përpara se ta eliminoni me metoda natyrale, sigurisht më të shëndetshme nga prodhimet klasike kimike, është e rëndësishme gjithashtu që të përpiqeni të parandaloni formimin e tij, duke ndjekur disa masa të thjeshta. Para së gjithash, ju këshillohet të hapni menjëherë dritaret e banjës pas dushit dhe ta mbani atë sa më të pastër. Po kështu, edhe shtëpinë duhet ta ajrosni shumë shpesh. Ndërkaq ju nuk duhet t’i thani rrobat brenda shtëpisë.

Por, në rastin kur parandalimi nuk mjafton, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të eliminuar mykun!

Uthulla e bardhë

Një ilaç natyral vërtet efikas, për të eliminuar mykun në shtëpi, është uthulla e bardhë. Mjafton të përzieni dy filxhanë me uthull të bardhë në një shishe me ujë të nxehtë dhe me të, të spërkasni sipërfaqet me myk. Nëse dëshironi ta pastroni deri në thellësi, atëherë përgatisni një përzierje me uthull dhe sodë buke. Hidheni atë në një furçë të vjetër dhe filloni të fshini pjesët e mykut në muret e shtëpisë suaj, apo gjetkë.

Ekstrakti i farave të qitros

Nëse myku është i vështirë për t’u hequr, atëherë ju mund të përdorni ekstraktin e farave të qitros. Mjafton të përzieni njëzet pika të këtij ekstrakti me pak ujë dhe më pas ta hidhni atë në një shishe me spruco. Këtë përzierje duhet ta tundni mirë përpara çdo përdorimi. Nëse është e nevojshme, ju mund të përdorni për të njëjtën sipërfaqe muri me myk, si uthullën e bardhë, ashtu dhe ekstraktin e farave të qitros, duke proceduar një herë me njërën dhe një herë me tjetrën.

Soda e bukës

Soda e bukës është një baktericid natyral shumë efikas për të eliminuar mykun nga muret. Mjafton të holloni dy lugë gjelle sodë buke në një shishe të vogël me ujë dhe më pas t’i shtoni edhe dy lugë të tjera me kripë. Të gjithë përzierjen hidheni në një shishe të posaçme për spërkatje. Pasi të keni bërë këtë veprim shtojini edhe dy lugë me ujë të oksigjenuar 40 vëllimshme. Ky spraj natyral do të kthehet në aleatin tuaj më të besuar për të hequr mykun nga sipërfaqe të ndryshme.

Alkooli i denatyruar

Për të hequr mykun nga rrobat e sidomos nga tapiceria, ilaçi më i mirë është përzierja e gjysmë litri alkool të denatyruar me një filxhan çaji me ujë. Mjafton që në këtë përzierje të ngjyeni një leckë dhe më pas me të, të fërkoni pjesët e rrobave, të perdeve, apo të tapeteve, ku myku i ka pushtuar ato.

Vaji i pemës së çajit

Vaji i pemës së çajit mund të jetë shumë i dobishëm për të eliminuar mykun nga muret e shtëpisë. Është e mjaftueshme të hidhni dy lugë prej këtij vaji në një enë me dy filxhanë ujë, e më pas ta përdorni atë për të pastruar mykun në mure. Avantazhi i vajit të pemës së çajit, është se ai mund të ruhet për një kohë të gjatë. Ndërkohë që juve nuk do t’ju duhet t’i shpëlani sipërfaqet ku keni përdorur këtë lloj vaji.

Por çfarë është myku?

Termi myk përfshin familjen e kërpudhave, të cilat rriten në ushqime dhe ambiente me lagështi. Myku mund të jetë me ngjyra të ndryshme, i bardhë, i zi apo në çfarëdolloj ngjyre tjetër. Ai ka pamje nga më të ndryshmet dhe ka erën e tij karakteristike. Për t’u zhvilluar, mykut i duhet një ambient i përshtatshëm dhe natyrisht lagështia. Kur zhvillohet, ai fillon të lëshojë në ajër “sporet”, të cilat janë shumë të vogla, aq sa mund të thithen lehtësisht me frymëmarrjen e njeriut. Thithja në sasi të mëdha e sporeve të mykut është shumë e dëmshme për shëndetin. Vendet me myk identifikohen lehtësisht me shikim, por ato më të zakonshmet janë parvazet e brendshme të dritareve, apo ballkonit, këndet e paajrosura të dhomave, muret (zakonisht muret e banesës në kontakt me jashtë), tapetet, anekset e gatimit, sipërfaqet në ambientet e dushit, pjesët e brendshme nën lavamanë, apo ku ka tubacione dhe shkarkime hidraulike, etj.

Dëmet që shkakton myku në organizmin e njeriut

Me përhapjen e mykut, rritet edhe rreziku i shëndetit. Përveç pezmatimit të syve, lëkurës dhe sistemit të frymëmarrjes, herë pas here mund të ndodhin edhe alergjitë e ndryshme. Me kalimin e kohës, këto pezmatime të sistemit të frymëmarrjes mund të kalojnë në bronkit kronik (kollitje) dhe astmë. Për shkak të erës së tij të keqe, myku mund të ndikojë edhe në shëndetin

e njeriut. Madje dyshohet se ai mund të shkaktojë edhe ftohje. Nëse njeriu vuan nga ndonjë sëmundje e mëparshme, atëherë myku shkakton rreziqe shtesë: kështu, te rastet me astmë të rëndë kronike apo fibrozë cistike (FC) rritet rreziku për sëmundje të rrezikshme alergjike të mushkërive (Aspergjiloza Bronkopulmonale

alergjike – ABPA). Veç kësaj, pacientët që janë me një

sistem të dobësuar imunitar (ata me Sida dhe me kancer) mund të sëmuren nga infeksionet bakteriale dhe ato fungale që janë të rrezikshme për jetën. Megjithatë, këto infeksione të brendshme nuk përbëjnë problem te njerëzit e shëndetshëm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: