Home / Europa / Londra: Më shumë autonomi për Skocinë nëse nuk shpall pavarësinë

Londra: Më shumë autonomi për Skocinë nëse nuk shpall pavarësinë

aaa542Qeveria britanike i ka propozuar Skocisë një autonomi më të gjerë nëse në referendumin që do të zhvillohet më 18 shtator për pavarësinë e kësaj të fundit, skocezët do t’i thonë ”jo” shkëputjes nga Britania e Madhe. Sipas radios britanike, BBC, sekretari britanik i Financave, George Osborne ka ideuar për Skocinë një autonomi më të madhe fiskale për shpenzime publike dhe sociale. Kjo është përgjigjja e parë zyrtare ndaj sondazheve të fundit, që për herë të parë dje, njoftonin se përkrahësit e pavarësisë së Skocisë kanë dalë në avantazh ndaj atyre që nuk e duan këtë shkëputje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.