Home / Kronika / Thirrje për vrasje të Vlahutin, arrestohet gazetari Kastriot Myftaraj

Thirrje për vrasje të Vlahutin, arrestohet gazetari Kastriot Myftaraj

Policia e Tiranës ka arrestuar gazetarin Kastriot Myftaraj. Prangosja e tij është bërë mbrëmjen e djeshme pas një shkrimi të publikuar me datë 7 maj në Facebook-un e tij, kkërcënonte dhe fyente ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ndalimi i tij është bërë nga njësia antiterror, pasi në shkrimin e tij Myftaraj bënte thirrje që çdo shqiptar që do atdheun e tij mund të vrasë Romana Vlahutin dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist.

Në shkrimin e tij Myftaraj e akuzon ambasadoren e BE në Tiranë se punon kundër interesave të Shqipërisë si pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re. Veç nxitjeve për dhunë Kastriot Myftaraj përdor fyerje dhe ofendime ndaj ambasadores Valhutin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: