Home / Europa / ”Financial Times”: Miliona stërlina dalin nga vendi nga frika e shpalljes së pavarësisë

”Financial Times”: Miliona stërlina dalin nga vendi nga frika e shpalljes së pavarësisë

aaa561Ka filluar largimi i kapitaleve financiare nga Skocia për shkak të frikës se, nëse në referendumin e 18 shtatorit skocezët do të vendosin shkëputjen nga Britania e Madhe, sipas të gjitha gjasave do të ketë destabilitet ekonomik, njoftoi sot gazeta e njohur e botës financiare ”Financial Times”.

Sipas saj, shoqëri financiare dhe zotërues asetesh kanë marrë nga klientët e tyre kërkesën për të nxjerrë jashtë Skocisë qindra milionë stërlina.

”Të gjithë po lëvizin”, thotë Chris Fisher, shef i ”Multrees Investor Services”, kompani financiare që ka përjetuar një ”eksod” të tillë parash drejt tregjeve më të sigurta. ”Nëse e bëjnë klientët e tu këtë gjë do të thotë se po e bëjnë edhe klientë të tjerë”, thekson ai.

”Klientët janë të tmerruar nga një skenar i panjohur”, thotë nga ana e saj konsulentja financiare e kësaj kompanie, Claire Walsh. Shenja e fundit e lojës së nervave në kontratat për pronat tregtare skoceze: në rast të fitores së pavarësisë nga ana e skocezëve, blerësi mund të heqë dorë nga blerja apo ta rinegociojë atë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: