Home / Sporti / Kukësi, kampion i ri i Shqipërisë – shkruan historinë

Kukësi, kampion i ri i Shqipërisë – shkruan historinë

Kukësi e ka fituar derbin ndaj rivalit direkt për titull, Skënderbeut, për t’u shpallur kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori të klubit.

Kukësi e mposhti rivalin direkt Skënderbeun 2:0, për të fituar titullin për herë të parë në histori të klubit, një xhiro pa përfunduar kampionati.

Heroi i Kukësit ishte sulmuesi, Pero Pejic, i cili realizoi dy golat (47 dhe 90+3).

Ishte një derbi shumë i tensionuar, pasi Skënderbeu luajti me dy lojtarë më pak nga minuta e 55’, kur Osmani u ndëshkua me të kuq, derisa në minutën e 11’të, Gledi Mici, la në lloç të tijtë me të filluar ndeshje – duke u ndëshkuar me të kuq.

Me dy lojtarë më pak, Skënderbeu nuk arriti të bëjë asgjë ndaj Kukësit, që e me këtë triumf mbyllën një sezon spektakolar, pasi janë skuadra e vetme që ende nuk kanë pësuar humbje.

Kështu Kukësi është kampion i Shqipërisë edhe matematikisht. Ata gjenden në pozitën e parë me 75 pikë, katër më shumë tani se Skënderbeu, kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar

Leave a Reply

Your email address will not be published.