☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.85 ▲0.09%
ARI 4,015 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,534 ▼ -1.13% ETH $2,300 ▼ -1.36% XRP $1.2920 ▲ +0.19% SOL $99.3100 ▼ -2.16%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Fatmir Limaj: Kryeministri Haradinaj do të punojë për çkapjen e Shtetit

Kryetari i NISMA’s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se s’kanë ndryshuar as në qëndrime e as në parime. Ka thënë se janë në gjendje të sakrifikohen sa herë është e nevojshme për atdheun.

Limaj ka thënë se çkapja e Shtetit do të ndodhë posa të vijë Ramush Haradinaj në pozitën e Kryeministrit.

“Ne besojmë në çkapjen e Shtetit. Besojmë se Kryeministri do të punojë në çkapjen e këtij shteti, Do të punojmë në përmirësimin e gjendjes në shëndetësi, arsim. Besojmë në ndryshimet që do t’i sjellë Kryeministri Haradinaj”, ka thënë Limaj, në Konventën Parazgjedhore të NISMA.

“Sot, jemi aty ku kemi thënë ne”, ka thënë Limaj.

“Nuk do të ketë më tre Kryeministra. Do të jetë një Qeveri që do t’ia kthejë dinjitetin Kosovës”, ka thënë Limaj.

“Ne kemi thënë që në fillim se Qeveria e 2014 do ta hajë vetveten. E patë në Parlament. Ndryshimi kemi thënë se do të jetë Kryeministri nga Opozita. Dhe, është Ramush Haradinaj. Ne para katër viteve jemi rreshtuar dhe i kemi dhënë besimin z. Haradinaj për Kryeministër të Kosovës”, ka shtuar ai.

Limaj ka folur edhe për demarkacionin duke thënë se s’do të ketë asnjë ndryshim të qëndrimeve.

Fatmir Limaj bashkë me Ramush Haradinajn kanë hyrë në koalicion me PDK’në dhe kanë nominuar Kryetarin e AAK’së për Shef të Qeverisë.

Limaj ishte nismëtar për rrëzimin e Qeverisë përmes një mocioni ku u mbështet edhe PDK’ja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.