Home / Bota / “Russiagate”, Trump i del në mbrojtje dhëndrit të tij Kushner

“Russiagate”, Trump i del në mbrojtje dhëndrit të tij Kushner

Jared Kushner, një nga këshilltarët më të ngushtë të Donald Trump dhe bashkëshorti i Ivankës, “është duke bërë një punë të shkëlqyer për vendin, ndaj ka besimin tim total”. Kështu është shprehur presidenti amerikan në “New York Times”, duke ndërhyrë për herë të parë për çështjen “Russiagate”-Kushner.

“Është i respektuar nga të gjithë dhe është duke punuar në programe që do të na bëjnë të kursejmë me miliarda dollarë. Kjo është gjëja më e rëndësishme, është një person i mirë”.

Kushner është i gatshëm të mbrohet nga akuzat dhe të nisë edhe një betejë ligjore nëse është e nevojshme. Por marrëdhëniet e tij me Trump janë kohët e fundit të tendosura për zemërimin e presidentit ndaj motrës së Kushner, Nicola Meyer, e cila i ka premtuar viza amerikane investitorëve kinezë.

Tensioni u rrit edhe më shumë me shkarkimin e James Comey. Ndërkohë shtypi amerikan citon disa burime sipas të cilave marrëdhëniet mes të dyve kishin nisur të krisen me kërkesat e përsëritshme të Kushnerit për të larguar strategun Steve Bannon dhe kërkesat për ndryshuar komunikimin në Shtëpinë e Bardhë, duke shkarkuar Sean Spicer.

Rreth Shtëpisë së Bardhë, Kushner konsiderohet “i paprekshëm”, me fuqi të mëdha dhe detyra të rëndësishme. Mes të tjerash marrëdhëniet mes Kushner e Trump nuk ishin edhe aq të mira më parë. Ato u forcuan kur Kushner mori drejtimin e fushatës elektorale dhe bindi Robert Murdoch mbi mbështetjen e kandidaturës së Trump, duke i treguar një video të takimeve të tij elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.