Home / Parlamentare / KQZ letër Kryeministrit: Po pengohet trajnimi i komisionerëve

KQZ letër Kryeministrit: Po pengohet trajnimi i komisionerëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur shqetësimin për problemet e trajnimit të komisionerëve dhe vonesat për dhënien e lejes për trajnim. Me anë të një letre, kryetari i KQZ-së, Klement Zguri i është drejtuar Kryeministrit dhe ministrave, ku i shpreh këtë problematikë.

Në letër thuhet se komisionerët nuk po paraqiten në detyrë, ndërkohë afatet janë të limituara.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre shqetësimin për pengesat që po i shkaktohen komisonerëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune. Pranë KQZ-së janë depozituar shqetësime lidhur me vonesat e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisonerë zgjedhorë me vendim të KQZ-së”, thuhet në letrën e KQZ.

Por nuk mbaron me kaq. Kjo situatë mund të rrezikojë seriozisht procesin zgjedhor.

“Nëse kjo situatë problematike e krijuar vetëm për 720 komisionerët e KZAZ-ve, vijon edhe për rreth 37 mijë komisionerët e KQV-ve dhe GNV-ve rrezikohet organizimi dhe administrimi i procesit zgjedhor të datës 25 qershor 2017”, thuhet më tej në letër.

Leave a Reply

%d bloggers like this: