☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.69 ▲0.68%
ARI 3,999 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,534 ▼ -1.76% ETH $2,249 ▼ -2.74% XRP $1.2657 ▼ -2.09% SOL $98.1000 ▼ -1.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.69 ▲0.68 % ARI 3,999 ▼0.81 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.69 ▲0.68 % ARI 3,999 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Meta: LSI, bashkëpunim me PDIU. Të mos prekë njeri votën!

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të martë ka deklaruar se, LSI do të bashkëpunojë ngushtë në zgjedhje me PDIU-në e Shpëtim Idrizit.

“LSI dhe PDIU do të jenë në një bashkëpunim shumë të ngushtë për të gjithë qytetarët shqiptarë”, ka thënë Meta, i cili ka paralajmëruar që të mos preken zgjedhjet.

“Të mos i shkojë njeriu në mend të vjedhë një votë. Kjo nuk është fjala e Lulzim Bashës nga sera e politikës, por është fjala e Ilir Metës”, ka thënë Meta.

Meta ka akuzuar krerët e dy partive të mëdha për atë që e ka quajtur “aleanca e errët”, e cila sipas tij po përpiqet të manipulojë qytetarët përmes asaj pjese të inkriminuar të Policisë së Shtetit.

“Ka një aleancë të hapur, një aleancë e errët e dy individëve për të manipuluar shqiptarët në favor të oligarkisë. Kjo është një aleancë që synon t’u imponohet shqiptarëve përmes fiksimeve, manipulimeve, keqpërdorimit të policisë, që drejtohet nga përgjegjësi kryesor i përhapjes së drogës”, ka thënë Meta, i cili këtë herë i ka ashpërsuar akuzat.

“Haki droga nuk duhet ta përdorë më Policinë e Shtetit në mënyrë antiligjore dhe përmes inskenimeve mafioze. Por përgjigjia do të jetë e paparë më 25 qershor”, ka thënë Meta.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, ish-kreu i LSI-së ka deklaruar se PD nuk ka shanse që këtë herë të dalë mes partive të mëdha.

“Luli ka nisur një garë me PDIU-në për vendin e tretë. Ai është i treti në disa qarqe dhe rrezikon të ngelet i katërti në shumë qarqe të Shqipërisë”, ka thënë Meta, duke shtuar se “aleanca e errët” nuk do ta ndihmojë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.