Home / Politika / Basha shkon në SHBA, takime të rëndësishme në Uashington

Basha shkon në SHBA, takime të rëndësishme në Uashington

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur që mbrëmë për një vizitë të shkurtër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve nga Partia Demokratike, Basha do të zhvillojë takime të rëndësishme në Uashington, ku në fokus janë zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Kryedemokrati e kishte njoftuar vizitën e tij gjatë një takimi me fermerë të qytetit të Korçës, por pa dhënë shumë detaje, me përjashtim të një batute kundrejt kryeministrit Rama: “Kur ta marrë vesh do mërzitet”, – tha ai.

Basha pritet të kthehet në Shqipëri nesër në mëngjes për të vijuar fushatën e Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.