Home / Sporti / Komisioni i Disiplinës: Gjoba për Tiranën dhe Vllazninë, përjashtohen tifozët e dhunshëm

Komisioni i Disiplinës: Gjoba për Tiranën dhe Vllazninë, përjashtohen tifozët e dhunshëm

Komisioni i Disiplinës nuk ka treguar aspak mëshirë për grupimin e tifozave të Tiranës “Tirona Fanatics”, duke i lënë ata jashtë stadiumeve të Shqipërisë për këtë sezon. Duke qenë se është një rast i përsëritur disa herë, Disiplina ka vendosur që pjesëtarë të këtij grupi tifozësh të mos futen në stadium.

tirana
Pasi ka shqyrtuar relacionet e të dërguarve të FSHF-së dhe pamjet filmike, Komisioni i Disiplinës ka vendosur që “Klubi i Futbollit Vllaznia” të luajë 10 ndeshjet e ardhshme në stadiumin e vet, pa praninë e tifozerisë së saj, e cila së bashku me ata të Tiranës ishin aktorët kryesorë të asaj dhune të paprecedent në “Lori Borici”. Përveç kësaj, për shkak të dështimit në përmbushje të përgjegjësive për organizimin e një ndeshjeje futbolli, klubi shkodran është gjobitur edhe me 1 milion lekë. Me të njëjtat motive është dënuar edhe klubi i Tiranës, por për shkak se aktet e dhunshme të tifozërisë se vet kanë qenë të përsëritura, skuadra e Tiranës do të luajë 15 ndeshje pa praninë e tifozëve, ndërkohë që është gjobitur edhe me 500 mijë lekë.
Të enjten, ndeshja Vllaznia-Tirana u ndërpre 2 herë, pasi tifozët e skuadrës së Tiranës protestuan ashpër për një 11-metërsh të padhënë. Në fund të ndeshjes, tifozët e të dyja skuadrave uzurpuan fushën e futbollit dhe e kthyen atë në një arenë gladiatorësh. Bilanci i asaj ngjarjeje, që nuk mbahet mend prej 20 vitesh në stadiumin “Loro Borici”, u mbyll me disa të plagosur, me 35 të shoqëruar dhe disa milona lekë dëme materiale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: