🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 18 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 84.00 ▼7.86%
ARI 4,849 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $77,393 ▲ +3.35% ETH $2,428 ▲ +3.7% XRP $1.4823 ▲ +2.35% SOL $89.1300 ▲ +0.27%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 84.00 ▼7.86 % ARI 4,849 ▲0.85 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 84.00 ▼7.86 % ARI 4,849 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
18 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ish-kreu i Rrugëve Andi Toma nën hetim për pagesat

tomaIsh-drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Rrugor, Andi Toma i hapen sërish telashe me drejtësinë, gati pesë vjet pasi ai u kthye në një person nën hetim së bashku me ish-ministrin Lulzim Basha për dosjen “Durrës-Kukës”.
Këtë radhë ish-drejtori i përgjithshëm i Rrugëve shihet me dyshim nga organi i akuzës pas një raporti auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të cilin ai kallëzohet për shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash për pagesat e firmosura për ndërtimin e unazës së re në kryeqytet.
Burime jozyrtare thanë për Top Channel se kjo dosje po hetohet nga njësia task forcë e Prokurorisë së Tiranës. Jozyrtarisht thuhet se në dokumentacionin e depozituar nga KLSH rezulton se Andi Toma, pas tenderimit të këtij aksi dhe paraqitjes së projekteve nga disa firma, por edhe të bilancit të tyre, rezulton se firma e Tomës ka siguruar parapagimin e tyre në miliona lekë, në një kohë kur ende nuk kishin nisur investimet.
Këto parapagesa u përkasin datave 19 qershor dhe 20 qershor 2013, kur ish-drejtori Toma u ka kaluar firmave ndërtuese nga 26.100.000 lekë për secilën nga këto data, në një kohë që evidentohet se kjo nuk ishte kompetencë e ish-drejtorit, por e ministrit të Financave.
Në të njëjtin muaj ish-drejtori Toma ka urdhëruar me firmë edhe paradhënien për 25 milionë në datën 3 qershor e pak ditë më pas edhe të 25 milionëve të tjera. Sipas prokurorisë, e njëjta, procedure është kryer edhe në rrugen e Beratit, Loti 2, ku në dy raste rezulton sipas raportit të KLSH se janë kaluar shumat prej 30.100.000 dhe 7.500.000 lekë.
Në prokurori ndodhen nën hetim edhe dy zyrtarë të tjerë të Autoritetit Rrugor shqiptar, konkretisht ish-nëndrejtori i përgjithshem Skënder Cota dhe ish-drejtori i Drejtorisë Teknike, Lefter Kostenja, të cilët sipas një raporti tjetër të KLSH, në projektin 2012-2013 për veprat e artit përgjatë autostradës Kukës-Morinë-Loti 1 kanë pranuar investime me dy standarde.

1 Koment

  • albano 14 September 2014, 10:05

    C ESHTE KY TIP QE I PAGUAN PERPARA FIRMAVE PA E MBARRUAR UNAZEN ... RRUGET ... PER MUA OSE ESHTE BUDALLA ... OSE BEN KOT DHE I KA NDARE PARET ME FIRMAT ...NE TE DY RASTET TE FUTET NE BURG .. SE POPULLI NUK KA BUKE ME HENGER DHE NJE TIP I KORRUPTUAR JA VJEDH LEKET .. EDHE BASHA TE GJUKOHET ... SE I MOREN LEKET DHE E LANE UNAZEN E TIRANES PERGJYSEM ..

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.