Home / Europa / Gjermania në zi, Merkel: Kohl një gjerman dhe evropian i madh

Gjermania në zi, Merkel: Kohl një gjerman dhe evropian i madh

Flamujt janë ulur në gjysëm shtizë në Gjermani dhe homazhet për arkitektin e bashkimit të vendit, Helmut Kohl po vërshojnë nga të gjitha anët.

ngela Merkel e quajti një gjerman dhe një europian të madh njeriun që dikur ishte udhërrëfyesi i saj. Krerët e Bashkimit Europian përdoren Twitterin për të përcjellë keqardhjen nga shuarja e një njeriu të kthyer në mishërimin e unitetit gjerman e atij europian. Me respekt të thellë flet për të ish lideri i solidarnoshtit, Les Valesa.

“Njiheshim dhe kuptoheshim shumë mirë me njëri tjetrin si për një gjerman dhe një polak. Ndanim absolutisht të njejtat ide në lidhje me konceptin e Europës, projektin e ndërtimit të unitetit europian, faktin që zhvillimi i teknologjisë kërkonte struktura më të mëdha.  Ai ishte një nga politikanët më të zgjuar të kohës”, shprehet Les Valesa.

I biri, Walter Kohl thotë se Europës i nevojiten sot më shumë se njerëz si ish kancelari gjerman që qëndroi më gjatë në post.

“Nëse shikoni situatën aktuale të Europës, do të kuptoni se njerëz me bindje dhe ide si ai i duhen shume kontinentit në këto momente”, tha i biri.

Vdekja e te atit e ka trishtuar shumë dhe Walter shprehur keqardhjen që nuk ishte pajtuar me të përpara se të ndërronte jetë. Mosmarrëveshje të vjetra i kishin mbajtur larg njëri-tjetrit. Kohl ishte për 16 vjet  Kancelar Federal i Gjermanisë, një çerek shekulli kryetar i CDU-së – e të gjitha këto flasin për një aftësi të pabesueshme për të rezistuar, një aftësi të habitshme për t’u imponuar, një dëshirë të çeliktë për pushtet, por edhe një fat demokratik në zgjedhje.

Katër herë u zgjodh në krye të ekzekutivit, një arritje politike imponuese e jetës së tij. Skandali i donacioneve ilegale për partinë e vet nuk arriti të zbehë që Kohl bëri në jetën e tij: shkroi historinë e në sytë e njerëzve do të mbetej gjithmonë politika që përfaqësonte njëkohësisht si ribashkimin e Gjermanisë, ashtu edhe Bashkimin e Europes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.