Europa

Fitore e së majtës në zgjedhjet legjislative, rritet ekstremi i djathtë

suediOpozita e majtë suedeze fitoi zgjedhjet legjislative që u zhvilluan dje dhe që u shoqëruan nga një rritje historike e ekstremit të djathtë, që kryeministri i ri kërkon t’i mbajë jasht marveshjeve për të qeverisur.

Rezultati përfundimtar jep socialdemokratët në krye me 31,3 për qind të votave. Kryetari i tyre, Stefan Lofven, 57 vjeç, u shpreh para përkrahësve të tij në Stokholm se “është i gatshëm të marrë parasysh të gjitha mundësitë për të krijuar një qeveri”.

Mbështetës i punonjësve dhe ish-sindikalist do të jetë kryeministri më i keq zgjedhur në historinë e partisë së tij dhe koalicioni i tij me shumë mundësi do të jetë shumë largë maxhorancës absolute në Parlament.

Arsyeja kryesore është avancimi i fuqishëm i Demokratëve Suedezë (SD, ekstremi i djathtë), që është forca e tretë në vend me rreth 13 për qind të votave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button