Home / Europa / Gentiloni: Tripoli kërkon ndihmën italiane në ujërat libiane për çështjen migratore

Gentiloni: Tripoli kërkon ndihmën italiane në ujërat libiane për çështjen migratore

Kreu i qeverisë italiane, Paolo Gentiloni deklaroi sot se homologu i Tripolit, Fayez al-Sarraj i kishte kërkuar ndihmën e anijeve italiane në ujërat territoriale libiane për të luftuar kundër trafikantëve të qënieve njerëzore.

“Sarraj më dërgoi një letër për t’i kërkuar qeverisë italiane një mbështetje teknike me njësitë detare italiane në luftën e përbashkët në ujërat libiane kundër trafikantëve të qënieve njerëzore”, deklaroi Gentiloni për median pas një takimi në Romë me kreun e qeverisë së marrëveshjes kombëtare (GNA), e njohur nga komuniteti ndërkombëtar por që ushtron autoritetin e saj jashtë Tripolit.

Kjo kërkesë e autoriteteve të Tripolit është në shqyrtim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe mundësitë do të diskutohen me autoritetet libiane dhe Parlamentin italian”, vijoi Gentiloni.

Nëse Italia përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese, siç unë besoj se është e nevojshme për t’u bërë, ky hap mund të jetë një zhvillim mjaft i rëndësishëm në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, përfundoi Gentiloni./

Leave a Reply

Your email address will not be published.