Home / Europa / Bukureshti i ndaloi aeroplanit në të cilin ndodhej zëvendëskryeministri rus Dmitrij Rogozin

Bukureshti i ndaloi aeroplanit në të cilin ndodhej zëvendëskryeministri rus Dmitrij Rogozin

Bukureshti i ndaloi aeroplanit në të cilin ndodhej zëvendëskryeministri rus Dmitrij Rogozin, të fluturojë mbi hapësirën ajrore rumune drejt Moldavisë, njoftuan mediat rumune.

Informatën, që fillimisht u transmetua nga mediat moldaviane, e konfirmoi edhe Ministria rumune e Punëve të Jashtme.

Aeroplani, që e ka transportuar zëvendëskryeministrin rus Rogozin nuk ka arritur të mbërrijë deri në Moldavi, pasi nuk ka marrë leje të fluturojë mbi Rumani, njoftuan mediat moldaviane. Ato theksuan se aeroplani ka qenë i orientuar drejt Minskut, pasi paraprakisht ka bërë disa qarkullime mbi Hungarinë.

Rogozin në Moldavi duhej të marrë pjesë në një ngjarje në rajonin Pridnjestrovjes me rastin e 25-vjetorit të fillimit të operacionin paqësor të lumit Dnjestar.

Në aeroportin në Kishenjev e prisnin një grup demonstruesish, theksojnë mediat lokale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: