Europa

Policia zbulon kokainë në automobilin e kardinalit të Vatikanit

policia-zbulon-kokain-euml-n-euml-automobilin-e-kardinalit-t-euml-vatikanit_hdPolicia franceze ka gjetur kokainë në makinën me targa diplomatike të Vatikanit. Në makinë janë gjetur katër kilogramë kokainë, me një vlerë prej rreth 600 mijë euro.

Pas gjetjes së drogës në një automobil të tipit Jaguar, të cilin e shfrytëzonte kardinali Jorge Melia, dy meshkuj italianë janë arrestuar.

Melia, një kardinal argjentinas në pension për më shumë se dhjetë vjet është duke u shëruar nga një sulm në zemër, ndërsa ka punuar si shitës i librave fetarë, raporton klix.ba, transmeton Telegrafi.

Dy italianët, thuhet se me urdhër të sekretares së kardinalit, duhet të dërgonin makinën në inspektim, por në vend të kësaj ata shkonin në drejtim të Spanjës, kur u ndal nga policia dhe u gjet pako me kokainë.

Vatikani konfirmoi vërtetësinë e ngjarjes, por gjithashtu vuri në dukje se nuk ka të bëjë me të, dhe se këta persona kanë abuzuar me makinën e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button