Home / Politika / Doris Pack nga Shkodra: Statusi duhej të ishte marrë me kohë. Në Kuvend ka urrejtje. Të ndalet bojkoti i PD

Doris Pack nga Shkodra: Statusi duhej të ishte marrë me kohë. Në Kuvend ka urrejtje. Të ndalet bojkoti i PD

pak-320x206E ftuar për një sërë veprimtarish në qytetin e Shkodrës, eurodeputetja gjermane, Doris Pack, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj politikës shqiptare, duke kritikuar sjelljen e tyre në Kuvend, por edhe mungesën e tolerancës dhe të etikës në sytë e të gjithë opinionit publik.

Pack ka mbajtur një leksion në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, me temë “Shqipëria dhe Bashkimi Evropian, sfidat e mëtejshme”, si dhe ka përuruar hapjen e muzeut kundër krimeve të komunizmit në Shkodër.

Sipas saj, politikanët shqiptarë duhet të përçojnë respekt mes njëri-tjetrit dhe të kursejnë akuzat e ashpra deri dhe personale. Pack tha se marrja e vendit të statusit kandidat për në Bashkimin Evropian duhej të ishte marrë kohë më përpara, nëse opozita e atëhershme nuk do të bllokonte miratimin e ligjeve në Kuvend.

“Shqipëria është vend kandidat, por ky rrugëtim ka nisur tetë vite më parë. Pavarësisht punës së bërë nga qeveria mëparshme, statusi duhej të ishte arritur me përpara, – theksoi eurodeputetja gjermane. – Kjo, nëse opozita do të kishte bashkëpunuar. Ka shumë për të bërë. Sjellja ndërmjet mazhorancës dhe opozitës nuk është e vlerësuar. Ka shumë urrejtje dhe tone të ashpra. Duket si sjellje fëmijësh. Akuzat mes palëve shkojnë në personale. Kjo tregon se politikanët nuk janë seriozë. Politikanët duhet të frymëzojnë respekt. Në parlament ka shumë deputetë me një të kaluar të errët. Vendi tyre nuk është aty. Konflikti mes qeverisë dhe presidencës? Parlamenti ka marrë forcën e presidentit, pasi nëse nuk iu pëlqen, atë e heqin”.

Megjithatë, eurodeputetja nuk ka qenë dakord me bojkotin e opozitës në Kuvend.

“Në parlament kemi raste kur nuk zbatohen rregullat për opozitën. Ajo ka të drejtë të ngrejë komisione, por nuk ndodh kështu. Jemi në një situatë kur bojkotin e bën opozita. Kjo gjë në të shkuarën paralizoi statusin. Meta duhet t’i japë shansin opozitës sot që të ngrejë komisionet dhe të mos kemi më bojkot”.

Më tej, Pack kritikon edhe medien, e cila i pasqyron ngjarjet politike me aspektin e një “lufte”.

“Mediet paraqesin një luftim që nuk është shumë mbresëlënës. Duhet kujdes me imazhin që përcillni në sytë e të gjithë botës. Ju duhet të ndihmoni që të ndryshojë imazhi i vendit tuaj”, – këshilloi ajo.

Në fund Pack është pytur edhe për vendimet e Gjykatës së Apelit, për personat e akuzuar për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, ku shpreh shqetësimin e saj: “Nuk mund ta kuptoj, se si lirohet Fullani dhe mbahet në burg një zonjë me të njëjtën akuzë dhe të njëjtin faj. Dyshoj se ky vendim i Gjykatës së Apelit ka ardhur pasi ish-kryeinspektorja është grua”.

One comment

  1. SKENDER BEU I VJETER

    KJO ESHTE BASHKPRONARE NE VJEDHJET E PD PER 8 VJET.ERDHI SHTRIGA TE BEJE MAGJINE E RRADHES PER VJEDHJEN E BANKES SHQIPETARE KOMBETARE.

Leave a Reply

%d bloggers like this: