Kronika

Xhafaj: Vettingu, shumë shpejt do të shohim rezultatet e para

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duke folur në konferencën “Lufta kundër krimit” , tha se nismat me tolerancë zero kundër krimit janë në sinkron me reformën në drejtësi.

Ai tha se vettingu do të ndihmojë në pastrimin e policisë nga individë të inkriminuar.

“Këto nisma vijnë në kohën e duhur, mbështeten dhe janë në sinkron me procesin e reformës në drejtësi që ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, vetingun e gjyqtarëve e prokurorëve, ku presim shumë shpejt të shohim rezultatet e para të këtij prcoesi dhe fazën e ngritjes së institucioneve të reja në sistemin e drejtësisë”, tha Xhafaj.

Ministri tha më tej se “Forca e Ligjit” nuk është i shkëputur nga operacionit e bëra nga policia e shtetit, duke shtuar se lufta antikanabis ka ndihmuar në hedhjen e hapave konkretë në kufizimin e të ardhurave të grupeve kriminale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button