☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,551 ▼2.19%
DOW 51,713 ▼1.2%
NASDAQ 25,280 ▼3.45%
NAFTA 104.39 ▲2.34%
ARI 3,890 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,975 ▼ -4.88% ETH $2,234 ▼ -4.59% XRP $1.2373 ▼ -4.3% SOL $94.1300 ▼ -6.95%
S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 % S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Nismë ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytjet

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar marrjen e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytjet.

“Jemi i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë në ligj dhe pastaj njerëzit e prekur mbeten në mëshirë të fatit, në pritje nga buxheti shtetit që nuk mundet të përballojë gjithçka dhe gjithnjë. Edhe pse këtë herë ashtu, si herën e kaluar ne do t’i përballojmë. Por duhet që të gjithë qytetarët shqiptar dhe sipërmarrësit të ndërgjegjësohen që si në çdo vend normal, të sigurojnë banesat dhe bizneset e tyre nga përmbytjet”, tha Rama.

Në mbledhjen e Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, u theksua se, ka mbaruar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e dytë, reagimi ndaj pasojave në çdo aspekt.

Rama u shpreh se nuk ka më mirë se simboli i ditës së 105 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura për të uruar FA për të gjithë atë që kanë dhënë dhe japin për këtë situatë. Rama falenderoi edhe të gjithë të tjerët që i dhanë një pamje kuptimplotë reagimit të Shtetit në këtë situatë.

Kryeministri u shpreh se do të çohet përpara faza e dytë e kapërcimit të pasojave, të familjeve të prekura dhe të infrastrukturës.

Kreu i qeverisë shtoi se do të duhet të ecim më tej me zbatimin e planit që ka nisur prej disa muajsh për të ndërhyrë në të gjitha pikat e dobëta e që vuajnë nga ndërhyrja e ujit.

“Shembja e urave e tregon sesa katastrofike do të ishte kjo situatë pa investimet e bëra vitet e shkuara. Por ende ka pika të dobëta në disa qarqe dhe do të ndërhyjmë për t’i rregulluar”, tha Rama.

Por, theksoi ai, duhet të bëjmë dhe një sërë ndërhyrjesh të tjera për mbrojtjen e shtretërve të lumenjve nga aktivitetet ndërtuese. Rama shtoi se edhe dëmtimi i shiritave të gjelbër të pyejve ka sjellë dëme të mëdha dhe duhet të mbillen ato zona që janë dëmtuar.

“Është e rëndësishme të bashkëpunohet ngushtësisht me prefektët, pushtetin vendor dhe tani është një fazë ku është e domosdoshme të vazhdojmë në këtë drejtim”, tha Kryeministri.

Këshilltari për Sigurinë i Kryeministrit, Sandër Lleshi u shpreh se në përgjithësi moti ka ndryshuar pozitivisht dhe tendenca është pozitive.

Ai u shpreh se shqetësimi kryesor ende është lumi Vjosë, për arsye të prurjeve që ende janë mbi nivelin kritik, por pritet që sot të bien më poshtë nivelit kritik.

“Janë zhvilluar situata evakuuimi në Fier dhe Vlorë. Kanë mbërritur disa ndihma nga Mali i Zi mbrëmë. Ka filluar lëvrimi i ndihmave të para humanitare. Ndër masat e marra më jetikja ka qenë ndërhyrja në Darzezë kur parmbrëmë u parandalua një situatë shumë kritike që kishte të bënte me përmbytjen e hidrovorit. Dhe gjithashtu u rivu një urë bejli pas shembjes së urës”, tha Lleshi.

Ai shtoi se, ngjyra e kuqe po zhduket nga pasqyra e madhe e gjendjes. Dominon e gjelbra dhe e verdha.

Këshilltari i Kryeministrit u shpreh se po i afrohemi fazës së likujdimit të pasojave të stabilizimit.

“Është bërë një vlerësim për infrastrukturën kritike të dëmtuar, rrugët, urat, sistemin energjetik. Sipas të dhënave operative bie në sy fakti që ka shumë ura të dëmtuara. Kjo lidhet me faktin që furia ka qenë shumë e madhe. Janë gati 65 ura të dëmtuara. Shpëtimi jetës njerëzore është përballuar me sukses të plotë’, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.