Home / Kosova / Kryeministri Zaev për rastin Kumanova: Është çështje e brendshme e jona, do ketë hetim ndërkombëtar

Kryeministri Zaev për rastin Kumanova: Është çështje e brendshme e jona, do ketë hetim ndërkombëtar

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, po realizon vizitën në Prishtinë të paralajmëruar kohë më parë. Ai pas takimit me Ramush Haradinajn, bashkë me të patën konferencë për media, në të cilën u fol edhe për rastin “Kumanova”.

Edhe pse në Kosovë merr vëmendje dënimi i shqiptarëve në rastin “Kumanova”, kryeministri Zaev ka thënë se kjo është çështje e brendshme e Maqedonisë.

Por, ai ka treguar se për këtë rast do të ketë hetim ndërkombëtar në mënyrë që të dihet e vërteta.

“Duhet të dihet e vërteta. Kjo është në interes të dy shteteve. Është çështje e ndjeshme, aty pati vrasje. Do të ketë hetim ndërkombëtar në mënyrë që të arrihet e vërteta”, ka thënë Zaev para medieve.

Në rastin “Kumanova”, për përplasjet që kishin ndodhur në “Lagjen e Trimave” mes disa shqiptarëve dhe policisë maqedonase në maj të 2014-s, javë më parë u dënuan disa shqiptarë, 7 prej tyre me dënim të përjetshëm, ndërsa të tjerët u dënuan me 746 vjet burg.

Qeveria e Kosovës ndau nga buxheti i saj 290 mijë euro për familjarët e të dënuarve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: