☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,542 ▼2.31%
DOW 51,623 ▼1.38%
NASDAQ 25,245 ▼3.59%
NAFTA 104.03 ▲1.99%
ARI 3,889 ▼3.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,772 ▼ -4.8% ETH $2,230 ▼ -4.16% XRP $1.2404 ▼ -3.12% SOL $94.0500 ▼ -6.37%
S&P 500 7,542 ▼2.31 % DOW 51,623 ▼1.38 % NASDAQ 25,245 ▼3.59 % NAFTA 104.03 ▲1.99 % ARI 3,889 ▼3.53 % S&P 500 7,542 ▼2.31 % DOW 51,623 ▼1.38 % NASDAQ 25,245 ▼3.59 % NAFTA 104.03 ▲1.99 % ARI 3,889 ▼3.53 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Lu: Fund epokës kur kryeprokurori mbron politikanët e korruptuar

“Reforma në Drejtësi nuk ka vdekur, por ka vdekur koha kur politika zgjaste duart tek drejtësia”, deklaroi sot Ambasadori i SHBA-së Donald Lu i pranishëm në konferencën vjetore te Avokatit të Popullit organizuar në Tiranë.

Ambasadori tha se “sistemi i ri nuk mund të ketë prokuror të përgjithshëm që s’ndjek askënd penalisht.  Ky vend s’mund të hyjë në Bashkimin Evropian nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale”.

Duke folur për çështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm, Lu tha se i kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojnë së bashku për të gjetur një zëvendësues të përkohshëm të kryeprokurorit.

”Prokurorit të vjetër i mbaroi mandati më 7 dhjetor. Të dyja palët duhet japin fund epokës kur prokurori i përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar”, tha ambasadori Lu.

Ambasadori Lu nënvizoi se Reforma në Drejtësi po tremb shumë politikanë, por kjo reformë tashmë është në fazën vendimtare.

“Unë e dua reformën në drejtësi për të gjitha familjet që kanë vuajtur nga një sistem gjyqësorë i korruptuar. Reforma në Drejtësi po hyn në çast vendimtare. Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe anëtarët e Vettingut kanë punuar shumë. Shumë shpejt do të ketë rezultatet e para. Kjo do ti hapi rrugë Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi”, tha Lu.

“Politikanët kanë frikë dhe disa politikanë kanë thënë se fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur. Ajo nuk ka vdekur por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është e pothuajse e vdekur”, deklaroi Lu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.