Home / Kronika / Ambasada bullgare shpërndan ndihma për fëmijët në zonën e Kukësit

Ambasada bullgare shpërndan ndihma për fëmijët në zonën e Kukësit

Ditën e enjte, më 14 dhjetor 2017, me  iniciativë  të Ambasadës së Republikës  së Bullgarisë në Tiranë, në bashkëpunim me bashkinë e Kukësit dhe të drejtorisë rajonale të arsimit, në vigjiljen  e festave të Vitit të Ri është organizuar një  aktivitet  për nxënësit e ciklit të ulët  deri në klasën e katërt  nga pesë shkollat e nëntë fshatrave të Gorës, ku  jetojnë shtetas shqiptarë me prejardhje etnike bullgare. Për vogëlushët  ishin përgatitur pako me dhurata të vogla,  një pjesë prej të cilëve janë sjell enkas nga Bullgaria, që do të ndihmojmë në procesin mësimor.

Këto dhurata u shpëndanë për të gjithë fëmijët, pa bërë dallime etnike.  Ambasada ka dëshirë që kjo iniciativë të kthehet në traditë dhe gradualisht të zgjerohet,  që përfaqësuesit e pakicës bullgare jo vetëm në Gora, por edhe në rajone të tjera të Shqipërisë  të kenë kontakte aktive me Bullgarinë.

Aktiviteti  është mbështetur edhe nga FIbank e cila dhuron  10 kompjuterë për pesë shkolla. Presim dhe besojmë se  ato do të përdoren edhe për mësimin nga fëmijët të gjuhës bullgare, e drejta e cila u është garantuar  nga Ligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

Në këtë aktivitet marrin pjesë zonja Adela Pashkova e ngarkuara me punë e Ambasadës bullgare, anëtarë të stafit diplomatik të ambasadës, konsulli i nderit të Bullgarisë në Shqipëri z.Selim Hoxhaj, Kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu, Drejtori i Arsimit në qarkun e Kukësit, përfaqësues të bankës bullgare në Shqipëri, Fibank.

E ngarkuara me punë e Ambasadës bullgare, Adela Pashtova, falenderoi autoritetet lokale për pritjen e organizuar dhe  tha se “kjo është ndihma e parë që ambasada bullgare jep për arsimin në zonën e Kukësit, por do vazhdohet edhe me projekte të tjera në infrastrukturë, projekte për rikostruksionin e shkollave, sjelljen e materialeve mesimore, organizimin e aktiviteteve kulturore jo vetëm për zonat ku ka pakica bullgare por edhe për zona të tjera”.

Kurse Kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu, falenderoi ambasadën bullgare për ndihmat e dërguara për fëmijët e këtyre zonave të thella malore. Ndërkohë zoti Shehu bëri një prezantim të shkurtër lidhur për zhvillimet në zonën e Kukësit dhe Gorës në veçanti duke u ndalur edhe tek arsimi parashkollor i femijëve që i përkasin pakicës etnike bullgare, por dhe tek nevoja e krijimit të kushteve që ata të mësojnë të dy gjuhët edhe gjuhën shqipe edhe gjuhën  bullgare, ku ndihma bullgare është e mirëpritur”.

 

 

 

 

 

E ngarkuara me punë e Ambasadës bullgare, Zonja Adela Pashkova dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, zoti Bashkim Shehu u shprehën për mundësinë e binjakëzimit të Bashkisë së Kukësit  me ndonjë bashki në Bullgari, çka do të ishte pozitive për afrimin midis dy vendeve.

Në fjalën e tij përfaqësuesi i Fibank tha se “Fibank është një bankë Shqiptare me 100% kapital Bullgar që operon në treg që nga viti 1999. Si një nga partnerët më serioz të biznesit në tregun shqiptar Fibank mbështet pakicat e ndryshme etnike, veçanërisht pakicën Bullgare të njohur kohët e fundit nga Autoritetet Shqiptare.

Kauzat te cilat mbështet Fibank jane zgjedhur në përputhje me aftësinë e Fibank për të siguruar mbështetje më të efektshme. Fibank synon ti dedikohet ideve te rëndësishme te cilat ofrojnë zgjidhje për probleme specifike dhe përmirësojnë jetën e njerëzve. Ne besojmë se këta kompjuterë do të bëjnë jetën e fëmijëve më të mirë dhe më të lumtur në shkollë. Vlerat që drejtojnë Fibank në politikën e saj të përgjegjësisë sociale janë: angazhimi, besimi, përgjegjësia, puna vullnetare dhe partneriteti”.

“Bazuar në këto vlera, përfaqësuesi i Fibank tha se: “Përgëzojmë Ambasadën Bullgare për këtë iniciativë, dëshirojmë të falënderojmë Kryetarin e Bashkisë Kukësit, Autoritetet Lokale, Drejtorët e Shkollave dhe më e rëndësishmja, dëshirojmë të falënderojmë dhe mbështesim të gjithë minoritetin Bullgar (fëmijët dhe familjet e tyre) që jetojnë dhe punojnë këtu në Shqipëri, që  e kanë ruajtur gjuhën  dhe zakonet  e tyre amtare”.

Pas takimit  me drejtues të qytetit të Kukësit, aktiviteti ka vazhduar në fshatrat Shistavec, ku përfaqësuesit e Ambasadës bullgare  u takuan  me nxënësit e këtyre shkollave.

Ilir Gorana

Leave a Reply

Your email address will not be published.