☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.45 ▲2.4%
ARI 4,020 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,130 ▼ -3.53% ETH $2,208 ▼ -4.13% XRP $1.2166 ▼ -6.11% SOL $94.6700 ▼ -4.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Tahiri, ndalimi mbetet në fuqi. Avokati: Nuk ka bazë. Do ta apelojmë

Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmoi vendimin e shpallur më herët që ndalon ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri të largohet nga Shqipëria përderisa ai është nën hetim për dyshimet e trafikut të drogës dhe korrupsionit.

 Gjatë seancës dëgjimore, në të cilën Saimir Tahiri ishte i pranishëm së bashku me avokatin e tij Maksim Haxhia, Prokuroria përmendi edhe njëherë dyshimet e saj se përse kishte kërkuar këtë masë ndaluese.

Por ndërsa Gentian Osmani ju referua përgjimeve ku përmendet emri i Tahirit, ish-ministri i Brendshëm argumentoi se dy njerëz përmendin emrin e tij/ unë nuk do doja tha Tahiri t’ju shikoja ju apo këdo tjetër në këtë pozitë vetëm pse përmendet emri pa patur asnjë provë tjetër.

Tahiri kujtoi se për afera korruptive edhe më herët janë përmendur emra gjyqtarësh. Ndërkohë për episodin e udhëtimeve jashtë Shqipërisë, Saimir Tahiri tha se ai nuk ka dalë jashtë Shqipërisë me mjetin e asnjë krimineli apo të ndonjë personi që ai të kishte dijeni se kishte probleme me ligjin.

Për Orest Sotën, shpjegoi avokati Haxhia, ai vjen nga familje biznesmeni, ndërkohë që për mjetin “Audi” 003, Haxhia i tha gjykatës se kur e ka përdorur ish-ministri atë ja sillte gjithmonë xhaxhai i tij dhe asnjë person tjetër. Por këto argumente u konsideruan të pabazuara nga gjykata dhe për këtë arsye, gjykata la në fuqi vendimin e datës 9 dhjetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.