Home / Kronika / Gjonaj takon ish-të përndjekurit, premton transparencë për dëmshpërblimet

Gjonaj takon ish-të përndjekurit, premton transparencë për dëmshpërblimet

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, priti sot në një takim përfaqësues të një grupi ish-të dënuarish politik të regjimit komunist, pas kërkesës së tyre për të marrë informacion lidhur me dosjet e tyre për dëmshpërblim.

Gjatë takimit, dhe pas ballafaqimit me strukturat përgjegjëse në Ministri, dolën në pah disa problematika dhe vonesa lidhur me trajtimin e mëparshëm disa vjeçar të dosjeve të ish-të dënuarve.

Ministrja Gjonaj mori përsipër ngritjen e një praktike të re pune në Ministrinë e Drejtësisë, që do të ketë në fokus rishikimin e të gjitha kërkesave për dëmshpërblim që janë ende në shqyrtim në Ministrinë e Drejtësisë. Në këtë kuadër, ministrja u premtoi ish-të dënuarve transparencë të plotë dhe përgjigje në afate të shkurtra lidhur me statusin e dosjeve të tyre.

Ministrja e Drejtësisë u angazhua personalisht për trajtimin me objektivitet dhe paanësi të të gjitha kërkesave për shqyrtim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: