☁️
Tiranë 17°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,730 ▲0.15%
DOW 52,079 ▲0.89%
NASDAQ 26,622 ▼0.27%
NAFTA 96.54 ▲2.81%
ARI 4,167 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,554 ▲ +0.76% ETH $2,454 ▲ +0.41% XRP $1.3459 ▲ +0.7% SOL $106.3000 ▲ +1.23%
S&P 500 7,730 ▲0.15 % DOW 52,079 ▲0.89 % NASDAQ 26,622 ▼0.27 % NAFTA 96.54 ▲2.81 % ARI 4,167 ▲1.44 % S&P 500 7,730 ▲0.15 % DOW 52,079 ▲0.89 % NASDAQ 26,622 ▼0.27 % NAFTA 96.54 ▲2.81 % ARI 4,167 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kryeartikull

SHBA i ndal vizën, Shqipëria i “çan” rrethimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është pajisur me pasaportë të Republikës së Shqipërisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar:

“E falënderoj shtetin shqiptar dhe e kam për nder të jashtëzakonshëm, që sot u pajisa me pasaportën e Republikës së Shqipërisë”.

Ramush Haradinaj mund të merrte pasaportën e Shqipërisë në çdo kohë.

Mund ta merrte më 1999, 2000, 2004, e më pas.

Sot është një ditë e gabuar që Shqipëria të bëjë karshillëk duke i dhënë pasaportën e shtetit të saj, një kryeministri i cili po fut në izolim ndërkombëtar Kosovën, duke i bërë karshillëk SHBA edhe pse vendeve më të rëndësishme të Perëndimit.

Është karshillëk i dëmshëm, që e bën përgjegjës shtetin shqiptar.

Shqipëria sot duhet ta kishte thirrur Ramush Haradinajn për ta qortuar, dhe pse jo për ta urdhëruar në emër të kombit shqiptar, të tërhiqej nga deklaratat e tij për shfuqizim të Gjykatës Speciale dhe mos ratifikim të kufirit me Malin e Zi, gjeste të cilat jo vetëm e izolojnë Kosovën, por nisin procesin e zhbërjes së saj.

Dhe nëse e kanë bërë në takime formale këtë gjë, dhe nuk e kanë bërë publike, kanë bërë gabim.

Shqipëria e ka për detyrë t’u tregojë shqiptarëve në Kosovë, se cënimi i raporteve të Kosovës me Perëndimin, është fundi i Kosovës.

Shqipëria nuk ka as fuqi dhe as të drejtë, të jetë në anën e disa politikanëve të papërgjegjshëm të Kosovës, kundër SHBA dhe Perëndimit, pasi Kosova është i vetmi shtet në botë i krijuar nga Perëndimi dhe në emër të standarteve të lirisë së Perëndimit.

Është i vetmi shtet për të cilën Perëndimi ka bombarduar në emër të të drejtave të njeriut.

Karshillëku me pasaportën shqiptare në Tiranë na kujton Haxhi Qamilin e vitit të mbrapshtë të Shqipërisë më 1913, kur i thoshin se “Perëndimi nuk e njeh luftën tënde”, dhe ai përgjigjej: “Ç’më duhet mua Inglezi e Austriaku, sa të jetë me mua Ndroqi e Shijaku”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.