Home / Keshilla / Studimi, sheqeri, armiku kryesor i tensionit të lartë të gjakut

Studimi, sheqeri, armiku kryesor i tensionit të lartë të gjakut

sugarËshtë thënë shpesh se kripa shkakton tensionin e lartë. Por studime të fundit thonë se armiku i vërtetë i atyre që vuajnë nga tensioni i lartë është sheqeri. Kjo është konfirmuar nga një studim i kryer nga një institut i shëndetësisë në Kansas Siti, i cili është publikuar në revistën American Journal of Cardiology.

Sheqeri dhe pijet e gazuara

Në bazë të këtij studimi dhe të atyre të bëra më parë, duket se sheqeri ka një lidhje shumë më të ngushtë me tensionin e lartë në krahasim me natriumin, pasi nëse konsumohet në sasi të mëdha mund të stimulojë një zonë të trurit (Hipotalamusin) që do të shkaktonte një rritje të rrahjeve të zemrës dhe të presionit të gjakut. Por cilët janë në të vërtetë shkaktarët e hipertensionit, jashtëzakonisht të rrezikshëm për presionin e gjakut?

Në veçanti pijet e gazuara dhe ato me sheqer, të cilat ndër të tjera mund të rrisin edhe mundësinë e një ataku në zemër.

Një parashikues i rrezikut kardiovaskular

Mjeku James Dinicolantonio, i cili ka kryer studimin, ka konfirmuar se “faktori i vërtetë i cili ndikon në rritjen e tensionit është më shumë sheqeri se sa kripa. Ky përfundim është mbështetur nga analiza mbi studime klinike rastësore që sugjerojnë se sheqeri, në krahasim me natriumin, lidhet më fort me tensionin e gjakut të njerëzve. Sheqeri mund të shkaktojë më shumë rreziqe kardiovaskulare, ndaj për ata të cilët vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, këshillohet që të eliminojnë sheqerin dhe jo kripën”.

Kujdes edhe me natriumin

Po sipas studimit të fundit, ushqimet me nivel të ulët natriumi janë po njësoj të rrezikshëm. Këtë e konfirmon edhe studiuesi Dinicolantonio. “Organizmi ynë është në kërkim të sasive të duhura të këtij elementi, ndaj ‘detyrohemi’ të konsumojmë më shumë. Limitimi i konsumit të kripës mund t’i shtyjë njerëzit që të rrisin atë të ushqimeve të përpunuara, pra sheqernat, duke rritur rrezikun për diabetin, obezitetin dhe sëmundjet kardiovaskulare”.

Simptomat e shfaqjes së tensionit të lartë të gjakut

Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni i gjakut, në fazat fillestare, lëkundet, me ngritje e zbritje, dhe më vonë stabilizohet me shifra më të larta. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhembjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit, si dhe dobësi të përgjithshme. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik. Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që ai të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre.

Çfarë duhet të bëjmë?

Njerëzit që vuajnë nga hipertensioni e dinë mirë se ushqimi i duhur është i rëndësishëm për të parandaluar rritjen e presionit të gjakut. Është e rëndësishme, që të bëni analizat përkatëse dhe të ndiqni një dietë për mirëqenien e organizmit në tërësi. Pjesa më e madhe e mjekëve dhe specialistëve thonë se hipertensioni mund të parandalohet, thjesht duke ndjekur një mënyrë korrekte ushqyerje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: