Kronika

Tragjike në Itali, 22-vjeçari shqiptar vritet nga bashkëpunëtori hajdut bullgar

Aurel Xhili 22-vjeçar u vra aksidentalisht nga bashkëpunëtori i tij bullgar, me të cilin ishin duke grabitur një cift të fejuarisht italianë, në një zonë të izoluar në Teverola të Casertanos, në shtetin fqinj.

Tre grabitësit, një bullgar, shqiptari, dhe një Italian, duhej të realizonin planin e tyre duke vjedhur çiftin italian, por ata nuk e menduan reagimin që do të kishte iI riu italian i cili ishte së bashku me të fejuarën e tij. Menjëherë pas reagimit të tij, e gjitha përfundoi në tragjedi.

Një nga banditët, konkretisht bullgari 36-vjeçar Ivanov Hristov Tsvectomir humbi toruan pasi i riu Italian ju kundërpërgjigj grabitësve, dhe nisi të lëshojë shumë të shtëna nga arma e tij e zjarrit, të cilën e dispononte në mënyrë të jashtëligjshme. Një nga plumbat ka prekur edhe bashkëpunëtorin e tij shqiptar, Aurel Xhili, i cili u qëllua teksa ishte duke luftuar me të riun Italian.

Plumbat lanë të plagosur edhe vetë italianin që u grabit, por tashmë ai i është nënshtruar një operacioni në këmbën e djathtë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas kësaj tragjedie, bullgari dhe italiani tjetër grabitës, e lanë viktimën shqiptar në rrugë dhe u larguan.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen mes të enjtes dhe të premtes, por kufoma e shqiptarit u zbulua disa orë më vonë.

Në zbardhjen e ngjarjes ndihmoi dëshmia e personit të plagosur.

Përveç bullgarit në pranga është vënë edhe 25-vjeçari italian Clemente Cipresso i akuzuar si personi që bënte roje teksa grabitej banesa. Po ashtu, edhe dëshmia e tij ishte mjaft domethënëse në zbardhjen e dinamikës së grabitjes që përfundoi me një viktimë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button