⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.45 ▲1.42%
ARI 3,998 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,022 ▼ -2.52% ETH $2,227 ▼ -3.87% XRP $1.2538 ▼ -2.9% SOL $97.2600 ▼ -2.76%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.45 ▲1.42 % ARI 3,998 ▼0.83 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.45 ▲1.42 % ARI 3,998 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Edmond Spaho merr 9 paga dëmshpërblim nga Kuvendi i Shqipërisë

Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar padinë e kreut të grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho duke urdhëruar Kuvendin t’i paguajë rrogat e 9 muajve me një vlerë totale 764 mijë lekë.

ReportTv ka siguruar vendimin e gjykatës administrative ku Spahos i është njohur e drejta për të përfituar këtë dëmshpërblim për periudhën 01.0702014 deri në 01.01.2015 si dhe për periudhën 01.02.2017 deri në 01.06.2017.

Por përse u ndalua paga Spaho dhe ai ju drejtua gjykatës?

Sipas vendimit gjithçka lidhet me vendimin politik të opozitës për të bojkotuar parlamentin në periudhën Korrik-Dhjetor 2014 pas përplasjes së deputetit Gent Strazimiri me deputetin Arben Ndoka si dhe për bojkotin e dytë në periudhën Shkurt 2017 bojkot i lidhur me përplasjet politike për reformën zgjedhore.

Fillimisht kreu i grupit parlamentar demokrat i ka dërguar një shkresë Kuvendin ku i ka kërkuar Kryetarit te Kuvendit, trajtimin financiar të deputetëve të opozitës parlamentare për periudhën e bojkotit, me arsyetimin se mungesat nuk kanë qenë individuale për deputetet, por si një vendim politik i grupit parlamentar.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i ka kthyer përgjigje Kryetarit te Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, se kërkesa për trajtimin financiar të deputeteve të opozitës, nuk mund të pranohet, pasi ndalesat në pagë dhe përfitimet e tjera financiare ndaj deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, janë bërë në përputhje me Ligjin nr. 8550, date 18.11.1999 “Statusi i Deputetit.

Sipas argumenteve të gjyqtarit Emiljano Ruli rezulton se mungesa e deputetit Spaho në Kuvend në këtë periudhë ka qenë konformom vendimit të grupit parlamentar dhe nuk përbën shkak për ndalimin e pagës.

“Gjykata vlerëson se në kuptim të statusit kushtetues të deputetit dhe ushtrimit të mandatit parlamentar edhe kjo vendimmarrje dhe qëndrim politik i një grupi parlamentar është një mënyrë e ushtrimit të aktivitetit parlamentar. Për rrjedhojë nuk mundet të konkludohet në këto raste se deputeti, i cili vepron sipas vendimit të grupit parlamentar ku ai bën pjesë, të konsiderohet sikur po mungon në mënyrë të pajustifikuar në punë dhe për pasojë nuk po e ushtron mandatin e deputetit në kundërshtim me detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore”, -mbyll arsyetimin e kësaj vendimmarrje gjyqtari Ruli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.