Home / Kuriozitete / Angli, familja e meshkujve në festë, vajzë pas një shekulli!

Angli, familja e meshkujve në festë, vajzë pas një shekulli!

beby-320x184Xhesi Silverston, e lindur në vitin 1913, ishte fëmija e fundit vajzë e kësaj familjeje të madhe, të paktën deri në ardhjen në këtë jetë të Popit.

Janë dashur të priten 101 vjet, që Silverstonët të festonin sërish. E gjithë merita i shkon Xheremi Silverston, një fermer në Devon të Anglisë, 43 vjeç dhe Daniela Andreus, 36 vjeç, të cilët në fillim nuk arrinin ta besonin.

Për katër breza me radhë, pjesëtarët e kësaj familjeje kanë lindur vetëm djem dhe tani “tersin” e lindjes të vetëm meshkujve, e ka thyer Popi.

“Kur më thanë që kishte lindur një vajzë, fillova të lyej dhomën e saj ngjyrë rozë, duke e zëvendësuar me blunë që e kisha përgatitur më parë. Ishim të bindur që do të lindte një tjetër mashkull”, – ka thënë Xheremi Silverston. Por këtë herë gjërat shkuan kështu dhe Popi është një yll i rënë nga qielli për këtë familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.