Home / Kronika / Vettingu në polici, Xhafaj: Kontroll figurës dhe pasurisë së efektivëve

Vettingu në polici, Xhafaj: Kontroll figurës dhe pasurisë së efektivëve

Pas pastrimit të figurës së përfaqësuesve të drejtësisë, përmes Vettingut në Drejtësi, pastrimi i figurës së punonjësve të policisë është prioriteti i radhës. Në komisionin e Sigurisë për pr/ligji për vettingun në polici, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj theksoi se synim është evidentimi i personave të inkriminuar në polici.
Teksa theksoi se Vettingu në radhët e policisë është një domosdoshmëri, Xhafaj bëri me dije se procesi i vlerësimit kontrollon figurën dhe pasurinë e punonjësve të policisë

“Morëm në konsideratë analiza e raporte të institucioneve europiane, prokurorisë së përgjithshme, si edhe nga vetë punonjësit e e policisë. Qëllimi, krijimi i institucioneve të besueshme. Procesi i vlerësimit kontrollon figurën dhe pasurinë e punonjësve të policisë. Synimi ynë është promovimi i punonjësve të ndershëm. Ky proces duhet të jetë transparent dhe i paanshëm”, Tha Xhafaj.

Në Komisionin e Sigurisë, Xhafaj bëri me dije se procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen jo vetëm punonjësit e policisë në detyrë, por edhe ata ish-punonjës që janë larguar nga uniforma blu.

“Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen ata që kanë gradë policore dhe me vullnetin e tyre edhe ish-punonjësve të policisë që u lejohet rikthimi në detyrë. Mund të rikthehen ata punonjës që larguar nga rikonstruktimi i strukturës në kohë të ndryshme. Edhe ata që janë larguar nga detyra, por që kjo masë është hequr me vendim gjykate”, u shpreh ministri Fatmir Xhafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.