☁️
Tiranë 18°C · Vranët 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $81,435 ▲ +0.74% ETH $2,364 ▲ +1.42% XRP $1.5003 ▲ +5.53% SOL $96.3100 ▲ +3.3%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
10 May 2026
Breaking
Ekonomia

Dhjetë vjet tregëti me Kosovën dhe ngërçet tregëtare në mes të dy vendeve

Gjatë dhjetë viteve të fundit, tregtia në mallra me jashtë e Shqipërisë është rritur me ritme të kënaqshme, prej mesatarisht 9.1 përqind në vit. Eksportet kanë pasur rritje mesatare vjetore më të shpejtë dhe peshë më të ulët në shkëmbimet tregtare, ndërsa importet, rritje më të ulët dhe peshën kryesore të tregtisë në mallra.
Kjo i takon 2/3 të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, që gjithsesi shënon ulje nga tregtia e 10 vite më parë, ulje që është kompensuar nga thellimi më i shpejtë i marrëdhënieve tregtare me vendet e rajonit, përfshirë Kosovën.
Klima më bashkëpunuese në rajon dhe funksionimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë CEFTA, ka shënuar që tregtia me Kosovën sot të përbëjë 2.7 përqind të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, nga vetëm 1.1 përqind që ajo ishte në vitin 2006.
Por nuk kanë munguar as problemet. Vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia, Bosnje e Hercegovina dhe Shqipëria, jo rrallë i kanë vënë barriera tregëtare njëra-tjetrës, gjë që ka dëmtuar ekonomitë respektive.
As sipërmarrjet e Shqipërisë dhe Kosovës që kërkonin një treg të përbashkët 6 milionësh, nuk arritën pothuajse asgjë në një dekadë. BiznesAlbania nënshkroi me Aleancën Kosovare të Biznesit, por në terren nuk ndryshoi asgjë. Marrëveshja e tyre mbeti në tavolinë. Dhomat e Biznesit të Shqipërië dhe Odat Ekonomike të Kosovës gjithashtu nuk harruan të realizojnë “qokat” thuajse të përvitshme, pro në terrenin konkret asgjë nuk është duke u realizuar. Ambiciet për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike në mes të dy vendeve u shfaqën me incidentet e shëmtuara të barrierave për patatet e Kosovës, qumështin e Shqipërisë, Miellin dhe barnat mjekësore të pëtejkufirit dhe miellin e Sërbisë në Kosovë. Bizneset mes tyre nuk zgjidhën dot asgjë. Politika ndërhyri për t’i dhënë zgjidhje. Strategjitë mbetën e vijojnë të mbeten në tavolinat e qeverivë. Statistikat tregtare nuk ndihin në një klimë më të mirë të të bërit biznes në të dy anët e kufirit. Çfarë pengon?
Progresi i shënuar deri më tani në këtë drejtim dhe statistikat zyrtare lënë shumë për të dëshiruar, edhe pse disa ngjarje të kohës së fundit japin shpresë për konkretizim të projekteve.
Nisur nga zhvillimet e përbashkëta të viteve të fundit nga qeveritë e të dy vendeve, pritet një efekt i prekshëm dhe rezultate të kënaqshëm në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve. Shpresa mbetet teksa në Trieste të Italisë, në një samit të posaçëm, u ra dakord për të zhvilluar tregun e përbashkët rajonal në Ballkan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.