Home / Kronika / “Kasmi”, shtyhet seanca në Apel, Kehajoglou: Proces mbi prova, jo mbi spekulime

“Kasmi”, shtyhet seanca në Apel, Kehajoglou: Proces mbi prova, jo mbi spekulime

Avokati grek i Eftimius Eftimiu, Sakis Kehajoglou tha se shpreson që procesi të zhvillohet mbi prova dhe fakte dhe jo mbi spekulime. Në gjykatën e Apelit ishte parashikuar që sot të zhvillohej seanca për masën e arrestit, e cila është apeluar nga të arrestuarit.
Devi Kasmi mbeti i vrarë më 29 janar të këtij viti, dhe për këtë u arrestua dhe grupi kriminal, ku greku Eftimiu dyshohet se ka qenë ekzekutori.

Para disa ditësh avokati i tij Sakis Kehajoglou pat deklaruar  se greku ishte dënuar në Greqi më herët si përdorues droge. “Efthimios Efthimiou ishte klienti im. Çështja kryesore për të cilën është akuzuar parvjet në Greqi ishte për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik kokaine në qytetin e Artës. U burgos për disa muaj bashkë me shtetas të tjerë grekë, sepse gjithsej u akuzuan 30 vetë. Por, në një gjykatë të shkallës së dytë, vjet në Janinë, të gjithë dolën të pafajshëm, ndërsa Efthimios Efthimiou u dënua si përdorues droge për trafik lëndësh narkotike me 4 vite burg me kusht dhe u la i lirë”, tha Sakis Kehajoglou, ish-avokat i Efthimios Efthimiou.

Pasi ka përshkruar edhe gjendjen e tij familjare, juristi i njohur grek pohon se, prej kësaj periudhe ai ka humbur kontaktet me klientin e tij, por vlerëson se mbrojtja e tij në Shqipëri do të bëhet në bazë të fakteve dhe provave që disponon policia dhe gjykata.

Leave a Reply

%d bloggers like this: