🌧️
Tiranë 17°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 49,597 ▼0.63%
NASDAQ 25,806 ▼0.13%
NAFTA 95.19 ▲0.4%
ARI 4,719 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $79,719 ▼ -2.18% ETH $2,282 ▼ -2.55% XRP $1.3845 ▼ -2.47% SOL $88.2200 ▼ -2.02%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 95.19 ▲0.4 % ARI 4,719 ▲0.18 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 95.19 ▲0.4 % ARI 4,719 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Politika

Firmoset kontrata me SHELL për Bllokun 4, Rama: Ppërfitim reciprok jo vetëm rentën minerare

Kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë Shqipëria nuk do të përfitojë më vetëm rentën minerare nga investimet, por përfitim reciprok.
Ai foli gjatë firmosjes së kontratës së re me kompaninë SHELL, e cila nis kërkimin në Bllokun 4 dhe vijon programin e zbulimit të naftës.

“Kjo marrëveshje përbën një ndarje nga koha kur buxheti i shtetit përfitonte prej tyre vetëm rentën minerare. Tani kemi një marrëveshje që është një garanci e qartë dhe afatgjatë për përfitim reciprok patjetër në interes të kompanisë, por dhe në interes të popullit shqiptar. Sicc e tha ministri, marrëveshja që firmoset është rezultat i një procesi interesi të ndërsjelltë dhe një këmbëngulje e ndërsjelltë për të arritur në një proces ku jo vetëm garantohen përfitime reciproke po sigurohet gjenerimi që në vitet e para e qindra vendeve të punës, ndërkohë që tërësia e projektit vlerësohet të ketë një impakt me një rëndësi të jashtëzakonshme në ekonominë shqiptare. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne i hapim rrugë një investimi të ri dhe të konsiderueshëm të huaj në vend”, tha Rama.

Nafta, tha ai, mund të transformojë të ardhmen e Shqipërisë, e cila sot garanton transparencë dhe drejtësi për investitorët e huaj.

“Në fakt siç mund ta dëshmojnë miqtë tanë të SHELL Shqipëria sot në raport me të shkuarën e largët garanton qartësi, transparencë dhe drejtësi në marrëdhëniet mes qeverisë dhe investitorëve të huaj. Shqipëria si një vend që mund të investojë kushdo. Shqipëria një vend oportunitetesh të shumta, përfshi dhe vetë sektorin e naftës, ka ende shumë për të eksploruar dhe zbuluar”, vijoi Rama.

Qëllimi madhor i qeverisë, vijoi kryeministri është ti hapet rruga impaktit që duhet dhe mund të ketë nafta në jetën e popullit shqiptar. “Historia e përpjekjes për të zbuluar naftë është 100-vjeçare, po pa diskutim kjo pasuri nuk e ka pasur ende impaktin që duhet dhe mund të kishte në jetën e popullit tonë. Ky është qëllimi ynë madhor që ti hapim rrugë këtij impakti. Kjo është substanca e marrëveshjes që nënshkruajmë sot me SHELL, që shënon marrëveshjen e parë në rrugën e një qasje të re, ku shqiptarët nuk janë më spektatorë që përfitojnë thjesht një rent po bashkëpërfitues”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.