Home / Kryeartikull / Shakatë e rënda me rindarje kufijsh

Shakatë e rënda me rindarje kufijsh

Mero Baze

Dhjetëvjetori I Pavarësisë së Kosovës ka rikthyer dhe njëherë në skenë debatin mbi ndarjen e mundëshme të Veriut të Kosovës, meqë praktikisht ai është jo funksional si pjesë e shtetit të sotëm të Kosovës. Edhe pse shumica e atyre që sillen rreth këtij debati, spekulojnë me egzistencën e një iniciative të vërtet për këtë çështje, ajo që duhet të kuptohet së paku nga politikanët dhe opinionistët shqiptarë, nuk është cështje teritori për Kosovën, por çështje e identitetit të shtetit të Kosovës.Mbi të gjitha nuk është e barazvlefshme me caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi apo kufirin detar me Greqinë. Këto janë vendime që forcojnë paqen, kurse ai është një vendim që ndez luftën.

Kur thuhet që do ti hiqet një pjesë Kosovës se është e banuar në shumicë nga serbë, nuk kemi gjymtuar territorin e shtetit të Kosovës, por arsyen përse ka lindur shteti I Kosovës. Shteti I Kosovës ka lindur për të vrarë përfundimisht në Ballkan nacionalizmin etnik. Ai është ndoshta I vetmi vend në botë, I krijuar në emër të të drejtave të njeriut, për të mbrojtur një popullsi që I përkiste një etnie jo serbe, prej dhunës etnike të tyre.

Për këtë arsye shteti I ri I Kosovës  ka si identitet të qenit një shtet I lirive njerëzore, jo me kufij etnik, as me dominim etnik edhe pse shqiptarët janë mbi 90 për qind e popullsisë. Ai është themeluar si një model që nuk I përfill kujfijtë etnik, por liritë qytetare.

Ky është basti hisotrik I Perëndimit për Ballkanin dhe nëse ky bast humbet, nuk bëhet fjalë se Kosova humbet tokë, por Kosova humbet pikësëpari shtetin dhe arsyen përse ka lind.

Më tej akoma ai është një reaksion zinxhirr ballkanik, pasi gjithë shtetet ballkanike nuk janë të vizatuara në kufijtë e tyre etnikë. Pastaj Tetova do të kërkoj ti bashkohet Shqipërisë, Derviciani Greqisë, Tuzi Shqipërisë, Presheva Kosovës e kështu me rradhë.

Pra version I ndryshimit të kufijve për arsye etnike, është I vetmi fitil që mund të plas një luftëë shfarosëse në Ballkan, nga e cila mund të mos dalim dot më kurrë.

Kosova jo vetëm që është e dënuar të rezistoj dhe të bashkëjetoj me Veriun e saj jofunksional, për shkak të historisë së saj, por në këtë rast dhe për shkak të historisë së rajonit.

Edhe më banale është kjo histori, kur thuhet se do shkëmbehet me votën e Serbisë në OKB. Kosovës por dhe Ballkanit I vlen më shumë një eksperiment perëndimor në Kosovë , me shtete nacionaliste si Serbia të mëriztura me të, se sa një pazar rreth një precedenti që mund ti vërë flakën historisë së Kosovës dhe Ballkanit.

Nëse ka reaksion ndaj deklaratve “ëndërrimtare” të Edi Ramës, për një “President kombëtar” në dekadën tjetër, në fakt duhet të ketë një alarm rajonal ndaj deklaratave të tilla për ndarje kufijsh mbi baza etnike, të cilat mund të hedhin në erë gjithçka.

Kosova natyrisht që do paguaj një çmim të shtrenjt në rrugën e njohjes së plotë të saj, pasi është e dënuar të duroj çdo lloj eksperimenti me liritë njerëzore të pakicave brenda saj, duke I “diskrimnuar pozitivisht”, por kjo nuk duhet ta lodh.

Ajo nuk e ka luksin e shteteve të krijuara një shekull më parë nga lindja e nacionalizmave pas rënies së Perandorisë Osmane. Ajo është formuar nga përpjekja për të sunduar nacionalizmi serb në territorin e saj. Si e tillë, ajo nuk duhet të jetë eksperimenti I ri nacionalizmit, por kryearsyeja, përse çdo kufiri etnik nuk I duhet hapur rrugë, por duhet kompesuar me të qenurit të lirë dhe të barabartë aty ku jetojnë. Çdo rrugë tejtër na shpie në një luftë nga e cila shumica nuk do kthehemi më.

Leave a Reply

%d bloggers like this: