Ekonomia

 Rruga Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar, Gener 2 me ofertë 244 milionë euro

Rruga Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar është projekti i dytë që pritet të miratohet në kuadër të “sipërmarrjes” së qeverisë të njohur si “One Billion” Burime prane Ministrise per Infrastrukturen dhe Energjine  bëne me dije se tashmë është administruar projekti i parqitur si ofertë e pakërkuar nga kompania Gener 2 e cila në mbledhjen e radhës së qeverisë pritet që të marrë një bonus me 8.5 pikë. Pas kësaj qeveria pritet që të hapë një garë normale ku do të marrin pjesë edhe operatorë të tjerë por që Gener 2 do të jetë e avantazhuar nga bonusi. Projekti i propozuar për rrugën është ndërtim dhe mirëmbajtje. E gjithë kontrata parashikohet 10 vjeçare ku dy vitet e para janë ndërtim dhe 8 vite janë mirëmbajtje.

Kosotja e ndërtimit dhe mirëmbajtja

Kostoja e ndertimit parashikohet të jetë në vlerën 244 milionëEuro. Ky shpenzim, parashikohet të kryhet në një kohezgjatje 24 mujore. Kostot totale te projektit do te përfshijnë shpenzimet kapitale dhe mirëmbajtjen rutinë. Mirëmbajtja do të filloje nga viti i tretë dhe do të zgjase për 8 vite.

Me qëllim minimizimin e impaktit social negativ që Autostrada e re mund të sjellë, është parashikuar rehabilitimi i rrugëve të cilat ndërpriten nga Autostrada e re, të cilat ndahen në:   Rruge kryesore, ku perfshihen: Rrugë kryesore, rrugë kryesore dytësore, rrugë dytësore. Projekti i autostradës Thumanë – Kashar përfshin ndërtimin e 12 urave.

“Sipas propozimit  të kompanisë rezulton se kjo mënyrë përmbush parimin e shpërndarjes efektive të rriskut duke e bërë këtë projekt te tipit koncesion/PPP të realizueshëm. Nga studimi i fizibilitetit rezulton se shoqëria “Gener 2” ka marrë përsipër pjesën më të madhe të rrisqeve. Veçanërisht në lidhje fazën e mirëmbajtjes dhe operimit, rrisku i disponueshmërisë së veprës, i cili ka të bëjë me ofrimin e një aseti sipas cilësisë dhe standardit të kërkuar dhe që përmbush në mënyrë cilësore nevojat e përdoruesve, merret përsipër nga pala private. Kjo palë, nisur nga nevoja për shpërblimin për punëne kryer sipas kërkesave të Autoritetit Kontraktor, jo vetëm që do të ketë incentivën për të ofruar një aset më cilësi dhe standard të lartë, por nga ana tjetër do të shmangë çdo lloj kosto shtesë që mund të vinte për shkak të mospërmbushjes së kritereve të performancës së kërkuar”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button