Rajoni

BRUKSEL – Kotzias: Marrëveshja për emrin është dërguar në Shkup

Marrëveshja që përmban propozimet greke dhe axhenda për bashkëpunimin në të ardhmen është dorëzuar në Shkup, njoftoi shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias në Bruksel, pas këshillit për punë të jashtme të BE-së.

Në një deklaratë për televizionin shtetëror grek, ERT, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse gjatë vizitës në Shkup do të çonte atje edhe projektmarrëveshjen e Greqisë, Kotzias tha se propozimet nga Athina tanimë janë dorëzuar në Shkup.

“Më lejoni t’ju jap diçka ekskluzive. Kemi përpiluar tekstin me propozimet tona në mënyrë të plotë në lidhje me çështjet e hapura të cilat i kemi me Shkupin si edhe axhendën e ardhshme bashkëpunuese, që do të sjellë përfitime për të dyja palët. Këtë tekst e kemi dërguar para disa ditësh në Shkup”, tha shefi i diplomacisë greke në deklaratën për televizionin shtetëror grek, ERT.

Kotzias, sipas paralajmërimeve, por pa asnjë konfirmim zyrtar, pritet që të enjten dhe të premten të jetë në Shkup.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button