Kronika

Dekriminalizimi, Prokuroria çon për gjykim ish-deputetin Shkëlqim Selami

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe çuar për gjykim çështjen ndaj ish-deputetit Shkëlqim Selami nën akuzën e “Falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve”, pasi ka fshehur arrestimin e tij në Itali për “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”.
Në kuadër të dekriminalizimit, Selami nuk ka treguar për arrestimin në vitin 2006, pas një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata e Brindisit në vitin 1994, duke u përgjigjur me “Jo” pyetjes se nëse ndaj tij ishte caktuar ndonjëherë ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale.

Selami në Itali ka rezultuar se akuzohej për “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”. Prokuroria bën me dije se në datë 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në date 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin per shuarjen e veprës penale për arsye parashkrimi.

Më tej Prokuroria shton se: “Në kushtet kur kemi të bëjmë me 1) Një vendim gjykate për caktim mase sigurimi të padeklaruar që ka të bëjë me grupin e veprave të përcaktuara në sferën e nenit 2 pika 1 te ligjit “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”, për të cilin personi nën hetim ka marrë dijeni pasi këtij personi i është dhënë një kopje në momentin që është ekzekutuar kjo masë. 2) Me një vendim që Gjykata e Brindizit nuk është shprehur per pafajësi sikurse ka deklaruar personi nen hetim per te cilin personi nen hetim ka dijeni, per arsye se dy avokatët që e kanë përfaqësuar në këtë gjykim,kane qene avokate te zgjedhur nga vete ai. Arrihet ne përfundimin se këto dy rrethana kanë qene te detyrueshme per t’u deklaruar nga i pandehuri si rrethana të cilat kanë të bëjnë me shkaqet e parashikuara nga ligji per vazhdimin ose jo të funksionit”.

Në këto kushte, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka dërguar për gjykim-procedimin penal ish-deputetin i akuzuar per kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formulareve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button