Home / Moda / Puplat, protagonistet e modës pranverore

Puplat, protagonistet e modës pranverore

Jo vetëm për festa, darka dhe ngjarje shoqërore: për pranverën 2018, puplat prekin veshjet e çdo dite dhe bëhen ato detaji tek të cilat duhet të fokusohemi për t’i dhënë karakter veshjeve të përditshme dhe për t’i bërë ato më femërore se kurrë.

Të lançuara nga emrat e mëdhenj të modës, ato kishin pushtuar tashmë pasarelat e vjeshtë-dimër, por përgatiten të kthehen përsëri këtë sezon për të qenë mes trendeve më të njohura të momentit.

Nga Céline tek Saint Laurent, nga Prada tek Maison Margiela, nuk ka shtëpi mode (ose markë mode low cost) që nuk i ka futur puplat në koleksionet e tyre të veshjeve dhe tani që sezoni i bukur po vjen, nuk ju ngelet veçse të bëni pazar dhe të filloni t’i vishni që nga mëngjesi, deri në perëndim.

Këtë pranverë puplat shfaqen në xhaketa, fustane mbrëmjeje, çanta dhe aksesorë të vegjël, zbukurojnë fundet dhe pantallonat dhe pasurojnë rripin e sandaleve: pra keni opsione të ndryshme në dispozicion dhe mund t’i kombinoni me shumë veshje, si yje të vërteta të Hollywood.

Gjatë dasmave dhe ceremonive elegante mund të zgjidhni fustane kokteji ose jumpsuit “me pupla”, duke siguruar kështu vendin e të ftuarave më mirë të veshura; në jetën e përditshme, nga ana tjetër, vishni vetëm një veshje me pupla për të shtuar një prekje magjepsëse edhe pamjes më të thjeshtë. Një xhaketë xhinsi, një xhup, një top: nuk do të keni nevojë për ndonjë gjë tjetër për të të vënë re!

Nëse edhe ju po prisni me padurim të përqafoni këtë trend, këtu keni një përzgjedhje të rrobave dhe aksesorëve me pupla të cilave mund t’i vini syrin!

Leave a Reply

Your email address will not be published.