Home / Kronika / Kryepolici Didi merrë pjesë në konventën e EUROPOL

Kryepolici Didi merrë pjesë në konventën e EUROPOL

foto-115-563x350Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit, Artan DIDI, mori pjesё nё Konventёn e Drejtuesve tё Policive, qё u zhvillua nё ambientet e godinёs Qendrore tё Europolit nё qytetin e Hagёs (NL).

Nё kёtё aktivitet ishin pjesёmarrёs Drejtorёt e Pёrgjithshёm tё Policive tё vendeve anёtare tё Europolit, por edhe tё atyre vendeve qё kanё njё bashkёpunim tё ngushtё  me Europolin, si edhe organizata tё tjera ndёrkombёtare tё cilat bashkepunojnё nё fushёn e sigurisё.

Gjatё kёtij takimi, u trajtuan aspekte tё ndryshme lidhur me çёshtjet e sigurisё nё Europё, ndёr tё cilat lufta kundёr terrorizmit, kontrolli i flukseve migratore tё paligjshme dhe trafikut tё qenieve njerёzore, lufta kundёr krimit ekonomik dhe atij financiar, si dhe lufta kundёr krimit kibernitik. Pёrfaqёsuesit e vendeve pjesёmarrёse dhe ekspertё tё fushave tё ndryshme, bёnё rekomandimet e tyre, nё kuadёr tё rritjes sё sigurisё pёr qytetarёt e BE-sё dhe jo vetёm.  U propozua tё shikohet mundёsia e krijimit tё njё task force, operacionale  tё specializuar dhe me pёrbёrje nga vende tё ndryshme, nё kuadёr tё luftёs kundёr organizatave kriminale.

Gjate konventes se Europol

 

Nё pёrfundim tё kёsaj konvente, Drejtori i Europolit, falenderoi tё gjithё tё pranishmit pёr pjesemarrjen nё kёtё konventё dhe pёr kontributin e tyre tё pёrditshёm, pёr njё Europё gjithmonё e mё tё sigurt pёr qytetarёt e saj. 

Gjatё ditёve tё qëndrimit nё Hagё, Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit, Didi zhvilloi takime bilaterale me homologёt e tij tё Italisё, Kroacisё dhe Qipros. Gjatё këtyre takimeve u diskutua mundёsia e rritjes sё bashkёpunimit pёrsa i pёrket shkёmbimit tё informacionit midis vendeve respektive, nё kuadёr tё luftёs kunder krimit ekonomik dhe atij financiar, luftёs kundёr trafiqeve tё ndryshme kriminale, luftёs kundёr terrorizmit me origjinё fondamentalizmin fetar, bashkёpunimin nё fushёn e arsimit etj. Drejtuesit e këtyre policive shprehёn gadishmёrinё e tyre pёr tё ndihmuar policinё shqiptare, pёr sa i përket arritjes së standardeve nё kuadrin e procesit tё anёtarёsimit tё Shqipёrisё nё BE.

Leave a Reply

%d bloggers like this: