Home / Sporti / Botërori 2018, të hënën fillojnë ndeshjet e fundit në grupe

Botërori 2018, të hënën fillojnë ndeshjet e fundit në grupe

Në Botëror nesër do të luhen 4 ndeshje në grupet A dhe B, ku do të përfundojnë edhe ndeshjet në këto grupe. Kampionati Botëror Rusi 2018, të hënën do të vazhdojë me 4 ndeshje.

Në Botëror nesër do të luhen 4 ndeshje në grupet A dhe B, ku do të përfundojnë edhe ndeshjet në këto grupe.

Në grupin A, në ora 16.00 do të përballen Uruguaj-Rusi dhe Arabia Saudite-Egjipt. Ndeshja Uruguaj-Rusi do të zhvillohet në Samara Arena, ndërsa ajo mes Arabisë Saudite dhe Egjiptit në Volgograd Arena.

Në këtë grup Uruguaj dhe Rusia tashmë kanë siguruar kualifikimin në mesin 16 ekipeve më të mira.

Ndërsa në grupin B, Spanja me Marokun do të përballen në Stadiumin Kaliningrad, si dhe Irani me Portugalinë në Mordovia Arena. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në ora 20.00.

Në këtë grup Spanja dhe Portugalia kanë nga 4, ndërsa Irani ka 3 pikë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: