☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.20 ▼0.86%
ARI 4,203 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $62,998 ▼ -2.56% ETH $1,714 ▼ -2.52% XRP $1.1477 ▼ -3.6% SOL $69.8300 ▼ -3.55%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.20 ▼0.86 % ARI 4,203 ▼1 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.20 ▼0.86 % ARI 4,203 ▼1 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
19 Jun 2026
Breaking
Kronika

Grupi hetimor: Ja sa milionë euro u gjetën në “Toyota Yaris”

Ka përfunduar numërimi i eurove që u gjetën në dy makinat ‘Toyota Yaris’ në portin e Durrësit. Nga numërimi rezulton se bëhet fjalë për 3 milion e 470 mijë euro. Grupi hetimor ka marrë gjurmët e gishtave nga paratë. Ndërkohë mësohet se janë shoqëruar në komisariat 3 persona, pronari i kamionit Edi Lika, shoferi dhe djali i pronarit Klevis Lika 19 vjeç i cili punonte si shoqërues i shoferit.

Sipas burimeve nga policia eurot u gjetën të fshehura në dy makina tip “Toyota Yaris” pa targa, të ngarkuara në një trajler së bashku me makina të tjera të nisura nga Belgjika. Ka dyshime se shuma e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale. Ato kanë mbërritur në portin e Durrësit të fshehura në makinat e nisura nga Belgjika përmes linjës së trageteve Ancona-Bari, të ngarkuara në trajlerin me targa “AA 120 SP”, në pronësi të shtetasit Edi Lika, i cili disponon firmën “Klevi-888” e transportit të automjeteve. Fillimisht u tha se shuma e eurove ishte rreth 1.5 milion euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.