Home / Sporti / Zvicra dhe Brazili dy finalistet e Grupit E

Zvicra dhe Brazili dy finalistet e Grupit E

Sikurse pritej, Brazili dominoi lojën kundër Serbisë duke fituar 2-0 dhe duke u pozicionuar e para në Grupin E.

Paulinho arriti të zhbllokojë rezultatin duke nxjerrë Brazilin në avantazh në minutën e 36-të, nëdrsa Fernandinho shënoi golin e sigurisë në minutën e 66-të.

Nga ana tjetër Zvicra barazoi me Kosta Rikën në një ndeshje të cilën e dominuan 62% me 38% të mbajtjes së topit.

Dzemaili shënoi golin e avantazhit për zviceranët në minutën e 31-të por Waston barazoi në minutën e 56-të për Kosta Rikën.

Zvicra do të dalë sërish në avantazh me Drmic në minutën e 88-të por fal një autogoli nga vetë portjeri Sommer në minutën e 93-të loja do të përfundojë 2-2.

Pavarësisht këtij barazimi Zvicra arrin të kualifikohet duke u renditur e dyta në Grupin E.

Leave a Reply

%d bloggers like this: