Home / Rajoni / Radev: Prania e investimeve kineze në Greqi, Rumani dhe Serbi është më e fortë

Radev: Prania e investimeve kineze në Greqi, Rumani dhe Serbi është më e fortë

Analiza e zhvillimit të ekonomik të Kinës tregon se në shtetet fqinj si Greqia, Rumania, Serbia, prania e investimeve kineze është më e fortë. Këtë e tha Presidenti Rumen Radev në takimin e tij me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang në Sofje.

Ai nënvizoi se Bullgaria dëshiron të kompensojë këtë prapambetje dhe të zhvillojë marrëdhënie efektive dhe racionale me Kinën. “Kjo do të thotë jo vetëm investime në sektorin e energjetikës dhe projektet infrastrukturore, por një strategji të plotë për tërë industrinë bullgare, teknologjitë e larta, bujqësinë dhe turizmin” – saktësoi Rumen Radev, i cituar nga agjencia e lajmeve “Fokus”.

Radevi tha gjithashtu se pritet nga Kina që të përshpejtojë procedurat për akses të produkteve bujqësore bullgare në tregun kinez. Në takim u diskutua dhe mundësia për hapjen e Qendrës së studimeve perspektive në Sofje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.